Isa Mustafa ngushëllon për vdekjen e Kofi Annan

Aktuale

Isa Mustafa ngushëllon për vdekjen e Kofi Annan

Nga: D.RR Më: 18 gusht 2018 Në ora: 20:37
Isa Mustafa

Kryetari i LDK, Isa Mustafa ka shprehur pikëllim të thellë për vdekjen e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan.

“Kofi Annan për punën e tij humanitare fitoi Çmimin Nobel për Paqe.  Populli shqiptarë do ta kujtoj Kofi Annan për kontributin e tij në periudhën e luftës në Kosovë dhe për rolin kyq të OKB-së në rindërtimin e paqes në Kosovë. Kosova vlerëson kontributin e çmueshëm në promovimin e paqes të ish-Sekratarit të OKB-së, Kofi Annan, dhe në përhapjen e vlerave demokratike në Ballkanin e trazuar nga luftërat, si dhe në përkrahjen e të drejtës fundamentale të krijimit të shtetit të lirë. Bota ka humbur një njeri të madh”, ka thënë Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat