“Godet” Arianit Koci: Jemi popull primitiv, rrenc e mashtrues! Tregon për manipulimin e ditëlindjes së Adem Jasharit - Bota Sot
“Godet” Arianit Koci: Jemi popull primitiv, rrenc e mashtrues! Tregon për manipulimin e ditëlindjes së Adem Jasharit

Aktuale

“Godet” Arianit Koci: Jemi popull primitiv, rrenc e mashtrues! Tregon për manipulimin e ditëlindjes së Adem Jasharit

Nga: N.Sh Më: 18 gusht 2018 Në ora: 21:17
Adem Jashari

Avokati Arianit Koci është shprehur i zhgënjyer me popullin tonë.

Ai si kurrë më parë ka shkruar fjalë të rënda për shqiptarët e Kosovës, shkruan gazeta “Bota sot”.

Koci thotë se, ne jemi popull primitiv, rrenc dhe mashtrues, pasi është manipuluar me ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Lexojeni postimin e avokatit Arianit Koci:

Jemi popull primitiv, rrenc dhe mashtrues. Ngjarjet e ditëve të fundit po e dëshmojnë këtë.

Madje, edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari, si duket dikush e ka falsifiku, për arsye krejt banale: heroi i ynë, ka lindur me datën 28 nëntor 1955.

Në fakt, ai paska lindur me 10.10.1955, sipas hulumtimit që e ka bërë z. Spahiu.

Katastrofë çfarë mentaliteti jemi.

Pse britanezët janë shumë para nesh?

Së pari se janë të ndersh?m dhe të sinqertë.

Prej fëmijërisë mësohen që nuk është rrena dhe mashtrimi.

Arti, djali, i ka musafir disa shokë nga Londra.

Intelektual të rinj.

Secili ka qenë student i dalluar.

Por, çka vërehet më kontakt të parë me ata?

Sinqeriteti dhe ndershmëria.

Natyrisht, edhe shkollimi jashtëzakonisht kualitativ.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...