Thaçin s’ka kush ta ndalë, Veseli e Haradinaj janë një brumë si ai

Aktuale

Thaçin s’ka kush ta ndalë, Veseli e Haradinaj janë një brumë si ai

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 23:19
Haradinaj, Thaçi dhe Veseli

Profesori Jusuf Buxhovi duke folur për rrezikun që presidenti Hashim Thaçi, sipas tij, po i a kanos shtetësisë së Kosovës me deklaratat e tij për ndryshim kufijsh me Serbinë, po ashtu ka folur rreth spektrit politik që sipas tij po që se do të ishte i ndërgjegjshëm do ta ndalte një president që “rrezikon shtetin”.

Megjithatë, sipas Buxhovit, as kryeparlamentari Kadri Veseli e as kryeministri Ramush Haradinaj nuk mund ta ndalin Thaçin ngase janë një “brumë si ai”.

“Spektri politik duhet të jetë i ndërgjegjshëm, e dyshojë që është i ndërgjegjshëm, veçse ky është një triumvirat, domethënë ky [presidenti] dhe kryetari i Parlamentit dhe kryeministri janë të të njëjtit brumë dhe të gjithë ata unë mendoj kanë për qëllim krizën sepse në kushte normale do ta ndalshin këtë president do ti thonin stop! Së paku një zyrtar që do të ishte i një niveli sado zyrtar do ta ndalte dhe do ta shtronte këtë problem. Por meqë është kështu si është atëherë unë kujtojë se do të duhej edhe opinioni jonë t’i thotë ndalë këtyre spekulimeve dhe pozicioni edhe i presidentit por edhe gjithë Kosovës do të ishte që, në raport me Serbinë, me të cilën duhet domosdo të bisedohet sepse është një faktor i pakapërcyeshëm, të fillohet prej njohjes reciproke”, ka thënë Buxhovi.

Sipas tij, njohja e shtetit të Kosovës prej Serbisë dhe Serbisë nga Kosova janë të oblgiueshme dhe të domosdoshme. Dhe vetëm mbi këtë njohje do të mund të bisedohet tutje në dialog.

“Mbi këtë pozicion do të mund të bisedohet më tutje, mbi këtë pozicion do të mund të bisedohet edhe për ndonjë korrigjim, jo ndryshim. Ndryshim nuk mund të bëhet si po flet Hashim Thaçi, kështu si po flet Thaçi me plot gojën thuajse janë pronë e tij dhe e Serbisë kjo, por mund të bisedohet për çështje të cilat janë të domosdoshme dhe në rrethanat të cilat i lejon Kushtetuta dhe pakoja e Ahtisarit dhe është edhe faktori ndërkombëtarë”, ka thënë Buxhovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat