Kolona të gjata dhe deri në tetë orë pritje në pikën kufitare në Merdar

Aktuale

Kolona të gjata dhe deri në tetë orë pritje në pikën kufitare në Merdar

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 23:35
Kolona në Merdar

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) ka njoftuar se në pikën e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdar ka pritje dhe kolona të gjata deri në tetë orë në dalje nga Kosova.

Nga 12 pikat kufitare sa janë të mbikëqyrura nga QKMK, në Merdar, Mutivodë, Jarinje, Vërmicë, Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë ka pritje dhe kolona, ndërsa te të gjitha kryesojnë pritjet në Merdare.

Kolonat e gjata në Merdar arrijnë deri në 3 kilometra në dalje ndërsa 600 metra në hyrje.

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar pritje në dalje ka deri në 1 orë e 20 minuta ndërsa në hyrje deri në 10 minuta.

Në pikën tjetër kufitare atë në Mutivodë, ka pritje deri në 3 orë ndërsa kolona e veturave arrin deri në një kilometër.

Në Jarinje ka pritje sikurse në Mutivodë, ndërsa në Vërmicë, Muçibabë ka më pak kolonë dhe pritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat