“Bojkotojeni Baton Haxhiun”

Aktuale

“Bojkotojeni Baton Haxhiun”

Nga: A.ZH Më: 19 gusht 2018 Në ora: 20:08
Baton Haxhiu

Opinionisti Binak Maxharraj, ka kërkuar nga qytetarët, analistët dhe opinionistët, që të bojkotojnë debatet e gazetarit Baton Haxhiu. Ky i fundit është kthyer në qendër të vëmendjes, për shkak të deklaratës së tij se Kosova për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, duhet t’ia japë asaj një pjesë nga veriu i Kosovës.

E sipas profesor doktor Maxharrajt, veriu nuk mund t’i jepet Serbisë, pasi ai e ka vlerën më të madhe se sa tri herë Serbia, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se qëllimet e saj Serbia, po mundohet t’i realizojë me Hashim Thaçin dhe Baton Haxhiun.

Më poshtë reagimi i tij i plotë:

Të bojkotohet nga qytetarët shikimi i Tv Klan, por mos të marrin pjesë as analistët dhe opinionistët nga debatet e Baton Haxhiut në Klan Kosova, nëse e bëjnë këtë, mendojnë si ai. Thjeshtë bojkotojeni.

Une i bashkohem Presidentit Hashim Thaçi që ta ndajmë Kosovën, tha disa herë haptas Baton Haxhiu, ta lëmë Veriun të shkojë. Kjo është mrekullia e tij. Këtë e thonë ata që nuk e duan Kosovën. E qartë.

Po si mund t’i jepet Serbisë Veriu i Kosovës. Si mund t’i jepet Serbisë veriu, si mund t’i jepet Serbisë Trepça dhe Ujmari i jonë që e ndërtuam me paratë tona dhe në tokën tonë.

Si mund t’i jepet Serbisë Veriu i cili e ka vlerën më të madhe së sa tri herë Serbia. Në veri flejnë qetë me miliarda e miliarda pasuri nëntokësore që Serbia nuk i ka, por që po doë me i marrë, për këtë po i duhen njerëz të tipit të Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut.

Serbia nuk i ka dert serbët e veriut, ata i ka veç si mjete për kusuritje, Serbia edhe nuk ka nevojë për teritore ëe reja, sepse i ka të zbrazura territoret e veta brenda saj. Shikojeni Shumadin. Ecni me kilometra nuk shihni njeri me sy.

Pra Serbisë po i duhet nëntoka miliardëshe e Kosovës dhe po lyp kuisling që ta realizojë këtë. Dhashtë Zoti që kurrë të mos i gjejë, sepse kësaj toke, vendin tonë, atdheut tone, ka kush i del zot, nuk ka mbet jetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat