Ramushi merr pension invalidor duke çuar pesha të rënda! - Bota Sot
Ramushi merr pension invalidor duke çuar pesha të rënda!

Aktuale

Ramushi merr pension invalidor duke çuar pesha të rënda!

Nga: N. Sh Më: 20 gusht 2018 Në ora: 14:49
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e merr pensionin e invalidit edhe pse një gjë e tillë në një vend perëndimor, normalisht që nuk do t'i takonte, shkruan gazeta “Bota sot”.

Por, Kosova si një vend i veteranëve me shumicë, të cilët kanë dalë nga “mafia” e UÇK-së, që tashmë gjenden në politikë, duke udhëhequr me dikasteret më të mëdha të Republikës, normalisht që marrin para edhe për qejfi!

Kryeministri Haradinaj në deklarimin e pasurisë, edhe vetë ka treguar se merr edhe një pension invalidor.

E dimë se Haradinaj ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nuk e dimë se çfarë e bënë atë si invalid.

Derisa vrapon, kërcen shkallët dhe madje mban një pozitë të lartë shtetërore, nuk dihet se çfarë e bënë atë të hyjë në kategorinë e invalidëve.

Por, pavarësisht të gjithave, Haradinaj merr rrogën e kryeministrit dhe atë të invalidit.

Ish- deputeti i Kosovës, Driton Tali, thotë se Ramush Haradinaj e merr këtë pension qe sa vite.

“Ramush, pensionin invalidor të luftës duhet ta marrin veç ata që kanë ngel të paaftë për punë!

Ty asnjëherë nuk të ka takuar që sa e sa vite e merr.

Tanaj po çuditen disa pse është fry ka shumë numri i veteranëve.

Me "t'zotë t'shpisë" si Ramushi e Hashimi çka po pritni prej tjerëve?!”, shkruan Tali në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...