Kështu e kishte kërcënuar Aleksandër Lumezi për aferën “Pronto” Prokurorin Blakaj

Aktuale

Kështu e kishte kërcënuar Aleksandër Lumezi për aferën “Pronto” Prokurorin Blakaj

Nga: P.R Më: 20 gusht 2018 Në ora: 16:35
Aleksandër Lumezi

Elez Blakaj, ish prokuror i prokurorisë Speciale të Kosovës, tashmë i dorëhequr, në letrën e tij, në të cilën ka bërë të ditur arsyet e largimit nga pozita e tij, ka shkruar edhe atë se si kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, e kishte kërcënuar për aferën “Pronto”.

“Poashtu, i njëjti e ka hapur edhe temën e rastit “Pronto”, i cili ka provuar të më frikësoj se nese nuk rishikohet aktakuza e dërguar në gjykatë, do të me dërgoj në komision disiplinor… ndersa unë iu kam përgjigjur “Lirisht të parin dërgom mua, se kam problem fare”. – Sinqerisht nga nga ai moment jam shokuar për nivelin e tij, e për me shumë edhe gjatë një takimi të përbashkët pas një jave, në zyrën e tij, përseri për rastin “Pronto” ku ishte i pranishëm edhe z.Reshat Millaku, znj. Drita Hajdari, z. Lulzim Sylejmani, i njëjti i nevrikosur kërkonte llogari, madje edhe duke uluritur pse kemi ngritur aktakuzë, e poashtu kërkonte të rikthehet apo rishikohet aktakuza e cila ishte dërguar në gjykatë!!! Në këtë takim i njëjti pa fije turpi na tregonte se si është takuar me disa nga njerëzit tani të akuzuar (siç ishte Besim Beqaj) dhe se rezultati i punës nuk i pëlqente duke urdhëruar njërin nga prokuroret e zyrës se tij – z. Lulzim Sylejmani TË MBANTE NJË SHENIM ZYRTAR, sepse disa nga NE nuk po pranonim ta rishikonim vendimin e marrë lidhur me aktakuzën e cila veç ishte derguar në gjykatë! – Nga ky moment e kam kuptuar plotësisht se kush ishte në të vërtetë Kryeprokuroi ynë z. Aleksander Lumezi”, shkruan ndër tjerash në letrën e tij, ish prokuror i prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat