"Vetëm pse ua nxori dallaverët, pushtetarët që e kanë mizën pas veshit u quan në këmbë"

Aktuale

"Vetëm pse ua nxori dallaverët, pushtetarët që e kanë mizën pas veshit u quan në këmbë"

Nga: H.O. Më: 21 gusht 2018 Në ora: 09:12
Elez Blakaj

Për rastin e prokurorit Elez Blakaj ka folur edhe opinionisti dhe profesor, doktor Binak Maxharraj. Ai në një postim të tij në Facebook shkruan se prokurori Blakaj ka zbuluar të gjitha dallaveret në aferën e veteranëve.  Ai shkruan se ky prokuror tregoj se 19 mijë veteran janë prodhim i komandantëve të luftës.

Maxharraj thotë se këtë prokuror e quajtën hajn e pishpirik, vetëm pse ua nxori dallaverët, psuhtetarët që e kanë mizën pas veshit u quan në këmbë.

Postimi i plotë (pa ndërhyrjen e e redaksisë):

RASTI I PROKURORIT ELEZ BLAKAJ

ATJE KU SUNDON LIGJI SHUKATET POLITIKA.

Në popull thuhet "ra kjo dekë e u pamë". Na ra, por jo befas rasti i Prokuroit i Gjykatës Speciale Elez Blakaj me rastin e hetimit te afëres së Veteraneve te luftës I cili nxori te gjitha dallaveret qe janë zi në këtë drejtim. Nxori se nja 19 mijë veteran janë fals, pa meritë,te cilët jane ba më prodhimin e komandanteve te luftës,sepse ashiqare ashtu doli se ishin pas marre vesh qe te veprojnë keshtu,duke leshu çertifikat te rrejshme,por te bleme, ose ne kembim te fotes.

Prokuroi i sinçertë i cili ishte shkollu në Amerikë atje ku sundon ligji e drejtesia mendoj se edhe këtu duhet vepru njesoj. Por nuk i doli ashtu, kur hetimi i tij doli ne opinion u prishen shpirterat e keqinjë, nisen Prokororin e ri te paqartur shpirterisht ta sulmojnë mbrenda e nga jashtë, ta kërcnoj edhe nga koleget e tij.Thjeshte habiteshin se si ka guxim ky te veproi keshtu. E quajten edhe edhe hajn dhe pishperik,e çka mos, sepse ky ua hallakati shpirtërat ua qiti për lendinë dallaveret, u hallaktën u çuan ne kembë pushtetaret qe e kishin mizen pas veshit.

Elezaj u deshte te ik,sepse ne kete "xhungel" porokuroresh nuk mund te mbijetoi, u ndi i kërcenuar, Pse, sepse ua bani me gishte te gjithe atyre që ishin futë ne këtë lojë te paligjeshme me veteranet,ne vend qe ta mbronin se pari koleget e tij, qe e bani një punë te mrekullueshme,por edhe pushtetarët u dhezën, thuese se krejte këtë rreth Veteraneve fajtor ishte Elez Blakaj,e jo ata akteret qe ishin futë ne te.

Thjeshte po tentohet te mbulohet diçka,te mos zbulohet diçka, çka i ka rrenjet ne vete pushtetaret. te vete ata te cilet edhe e krijun këte afer duke e damtuar shtetin me nga afer 100 milion euro ne muaj. Afer,pas afere qe 19 vjete kesaj Kosove nuk ju ndanë afërat.Bahen aferat vetem atje ku nuk respektohet ligji, rendi dhe Kushtetuta, bahen afera atje ku nuk sundon ligji dhe dretesia atj ku futen mafia politike. Kjo nuk ndodhë ne vendet demogratike perendeimore, e sodomos kjo nuk guxon te ndodhë në Amerikë.

Po e marrin nje shembull nga maja e politikës ne Amerikë. Çprej së ka ardhe për Presidente te SHBA Donald Trump, ne keto dy vitet e fundit ka ndodhe qe shumë dekrete, ligje qe i ka dekretu te ia ndalë vetem një gjykates i cilit do shtet ne Amerik, kurse presidenti as qe e ka pas kurajon e as guximin te intervenoi, duke thanë së kjo është drejtesia, ato janë vendime te gjykatave, etj. etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat