Ish deputeti i Kosovës, Driton Tali, përmes një postimi në Facebook, i thotë kryeministrit Ramush Haradinaj se është “gjynah me rrejt natën e Bajramit”.
Sipas tij, Hashim Thaçi nuk po e përdor Luginës e Preshevës si kundër këresë ndaj Serbisë për ndarjen e Kosovës, por si plan për zgjidhjen e problemit me Serbinë, shkruan gazeta “Bota sot”.
Ai thotë se këtë plan që pesë muaj e ka bë publike presidenti Thaçi.
Ja shkrimi i Talit:
Ramush gjynah osht me rrejt Natën e Bajramit.
Hashimi nuk osht t'u e përdor Luginën si kundër kërkesë ndaj Serbisë për ndarjen e Kosovës por si plan për zgjidhjen e problemit me Serbinë.
Kët plan ka që pesë muj që e ka bo publike Hashimi duke na thonë se "nuk ka vija te kuqe me Serbinë".
Andaj, kot e keni edhe ti edhe papagajt tjerë t'Hashimit.