Xhabir Hamiti: Vazhdoj të mendoj që Meka e shqiptarëve është Brukseli

Aktuale

Xhabir Hamiti: Vazhdoj të mendoj që Meka e shqiptarëve është Brukseli

Më: 21 gusht 2018 Në ora: 19:37
Teologu Xhabir Hamiti

Teologu Xhabir Hamiti ka thënë që qëllimi kryesor i festës së Kurban Bajramit është se i afron njerëzit dhe rrit solidaritetin.

“Ajo që është qenësore gjatë kësaj është zbutja e zemrës dhe afërsia me njerëzit më shumë se kurdoherë”.

Hamiti, ka thënë se njerëzit nuk duhet të kufizohen vetëm në festa fetare për ta shpalosur humanizimin dhe njerëzillëkun e tyre, porse atë duhet t’i bëjnë këto çdo ditë.

“Kurban Bajrami është Festa e Sakrificës”, ka thënë Hamiti. “Kurbani flijohet për hir të Zotit dhe ajo ndahet me njerëz që janë në nevojë. Ka dimensionin vertikal që është lidhja e njeriut me Zotin dhe dimensioni horizontal ose social, shtrirja e dorës për ata që kanë nevojë”.

Ai ka treguar edhe historikun e shkurtër të kurbanit dhe simbolikën e tij.

“Kurban bajrami rrjedh nga profeti Ibrahim, themelues i feve monoteiste. Ai kishte dashur ta sakrifikonte djalin e tij me dëshirë të Zotit, porse Zoti më në fund i dërgon një kurban në vend të birit të tij. Kjo tregon se Ibrahimi ishte gati të sakrifikonte më të dashurin e tij për Zotin. Kjo është një simbolikë se duhet të bëjmë vepra të mira për hir të Zotit. Kërkohet që nga njeriu të jetë i përkushtuar ndaj Zotit, se çdo gjë që bën ta bëjë për hir të Zotit. As gjaku as mishi nuk arrin të Zoti, por veprat e mira po” shtoi ai në Info Magazine.

Hamiti ka thënë që orientimi jonë politik është drejt Brukselit dhe kjo gjë nuk ka nevojë që të shpejgohet më shumë.

Ai ka ripërsëritur deklaratën e tij ku kishte thënë që “Meka e shqiptarëve është Brukseli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat