Eksperti i sigurisë flet për dorëheqjen e prokurorit Blakaj, ja çfarë tregon kjo për shtetin

Aktuale

Eksperti i sigurisë flet për dorëheqjen e prokurorit Blakaj, ja çfarë tregon kjo për shtetin

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 21 gusht 2018 Në ora: 19:43
Prokurori Elez Blakaj

“Dëshmia e aktakuzës nga prokurori Elez Blakaj kundër Kryeprokurorit Aleksandër Lumezit, e konfirmon edhe njëherë  kapjen e shtetit nga ana e më të fortëve të këtij shteti”. Kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava. Sipas tij,  dëshmia e aktakuzë nga ana e prokurorit Elezaj, dëshmon se të gjithë përgjegjësit e institucioneve të emëruar nga më të mëdhenjtë e shtetit sikur e parasheh ligji, janë në shërbim të tyre, dhe asnjeri nga ta nuk ndërmerr asgjë.

Ai ka thënë për “ Bota sot”, se me ato ndërmarrje (hetime-akuza) do të përfshiheshin të mëdhenjtë e shtetit, do të diskreditoheshin apo do të duhej të përgjigjeshin për vepra penale.

"Të gjithë ata që punuan  në mënyrë tinzare do të duhej të jepnin llogari për ato vepra kriminale, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të luftohej krimi i organizuar dhe korrupsioni. Në fakt kjo mënyrë e qeverisjes së këtij vendi e dëshmon arsyen e katandisës sonë deri në këtë nivel. Dhe na bënë si shtetin më të izoluar në Evropë pa liberalizim të vizave si i vetmi shtet në Evropë dhe qytetarëve ia humbë dëshirën dhe perspektivën e të jetuarit në këtë shtet. Prandaj të rinjët nga dëshprimi i tyre me këtë çka po ndodhë në Kosovë, nuk zgjedhin mënyra për të migruar në shtete tjera nga ky vend pa perspektivë dhe i ngulfatur nga krimi”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, një dorëheqje nga një prokuror sikur në rastin e Elez Blakaj na dëshmon edhe njëherë situatën e kapjes së shtetit nga duart e krimineleve.

Image
Hajrullah Ternava

 “Të gjithë e dimë se ky prokuror me një vend pune të rëndësishëm dhe me një pagë jo të vogël rreth 3000 euro, detyrohet me dhanë dorëheqje nga ata që e kanë kapur shtetin, duke ju kërcënuar dhe duke i dhënë me dijë se ata (prokurorët) janë në shërbim të mëdhenjve dhe se nuk kanë kompetenca ti hetojnë të mëdhenjtë e shtetit duke ua bërë me dije se prokurorët janë në shërbimin e tyre. Sikur e përmend në një postim në facebook vet  prokurori Elez Blakaj, rastin e marrjes në pyetje të Kadrii Veselit për çështjen e “ Veteraneve“ të luftës nga vet Elez Blakaj si prokuror, dhe qortimi i Lumezit që i bënë këtij prokurori duke u thirrur se Kadri Veseli gëzon imunitet, e që Gjykata Kushtetues në interpretimin e saj askujt nuk i jep të drejtën e imunitetit kur është fjala për veprat penale”, ka thënë Tërnava.

Ai ka thënë se në rastin e aktakuzës “Pronto“ , Elez Blakaj kërcënohet nga Lumezi, se nëse nuk rishqyrtohet aktakuza në Gjykatë edhe njëherë Blakaj do të dërgohet në Gjyqin disiplinor.

 “Se në çfarë niveli të mosfunksionimit të një institucioni që është më i autorizuari për luftimin e krimit të organizuar si prokurori e shtetit, tani kjo më nuk donë koment. Një indikacion shpresëdhënëse në rastin e dorëheqjes së pakurorit Elez Blakaj është se kjo dorëheqje ndoshta është bërë në marrëveshje me miqtë e mëdhenjtë të Kosovës sikur me Amerikën, që opinioni të njoftohet me këto “marifete“ të këtij shteti si po e qeverisë këtë vend, dhe për një kohë ky prokuror të largohet për në Amerikë, në mënyrë që kur ti vjen koha ky  me disa të tjerë, të kthehen më të përgatitur dhe me përkrahjen e Amerikaneve, që kur të kthehen prap, ta pastrojnë Kosovën nga krimet dhe të këqijat që janë duke e përcjellë këtë vend dhe për t’ia kthyer shpresën e të jetuarit në Kosovë. Sikur te ndodhte kjo, nga tani ne do të kishim të drejtën e shpresës, se ditët e mira për Kosovën do të vijnë dhe se atëherë do të jetë një Kosovë krejt tjetër e udhëhequr nga njerëz të civilizuar dhe të shkolluar, e jo si deri me tani nga njerëz të paditur e kriminel bandita”, është shprehur eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat