Molliqaj: Një grup kriminel po drejton pushtetin

Aktuale

Molliqaj: Një grup kriminel po drejton pushtetin

Nga: N.H Më: 21 gusht 2018 Në ora: 20:40
Dardan Molliqaj

Deputete i PSD-së, Dardan Molliqaj përmes një psotimi në Facebook, ka shkruar se afera “Pronto” kishte faktuar atë që tashmë e dinim: sistemi i drejtësisë dhe shteti në përgjithësi janë kapur nga një grup kriminel që po drejton pushtetin.

“Afera “Pronto” kishte faktuar atë që tashmë e dinim: sistemi i drejtësisë dhe shteti në përgjithësi janë kapur nga një grup kriminel që po drejton pushtetin. Rasti i fundit i manipulimit me listat e veteranëve, e pastaj i kërcënimit të prokurorëve që tentuan ta zbardhin këtë manipulim, tregoi sërish këtë të vërtetë.

Më tej ai thotë se Kosovë nuk do të ketë drejtësi pa çlirimin e shtetit nga kriminelët që e kanë kapur. E çlirimi i shtetit do të ndodh vetëm pas një angazhimi gjithëshoqëror për një model të ri qeverisje me drejtim të ndryshëm politik dhe socioekonomik”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat