Lumezi nuk jep dorëheqje, mohon kërcënimet ndaj ish-prokurorit Blakaj

Aktuale

Lumezi nuk jep dorëheqje, mohon kërcënimet ndaj ish-prokurorit Blakaj

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 14:53
Aleksander Lumezi

(E plotësuar) - Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi në një konferencë për media nuk e ka bërë të ditur emrin e prokurorit të ri, i cili sipas tij, do ta plotësojë këtë aktakuzë dhe do ta dërgojë në gjykatën kompetente.

Ai tha se ish-prokurori Blakaj nuk e ka pasur të plotësuar aktakuzën, andaj i është kërkuar që ajo të plotësohet me emrat e personave që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme statusin e veteranit, në mënyrë që të merret një vendim i përkohshëm për ndaljen e përfitimeve të fituara në mënyrë të paligjshme.

Lumezi ka thënë se edhe prokurori Blakaj ishte pajtuar që të shtohen në aktakuzë edhe emrat e përfituesve të rremë, pasi i ka pasur ata emra.

Lumezi: Kemi caktuar prokurorin e ri që do të merret me lëndën e veteranëve

“Duke e parë këtë situatë ne sot kemi vendosur që një prokuror nga PSK-ja, të vazhdoj me plotësimin e asaj aktakuze sipas sugjerimeve të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe në një kohë shumë të shpejt do ta ngritim aktin akuzues dhe do ta dorëzojmë në mënyrë të rregullt ashtu siç parashihet me rregullat e Kodit të Procedurës Penale me kopje të mjaftueshme në gjykatën kompetente. Sot është caktuar prokurori, i cili do ta merr do ta trashëgojë këtë lëndë dhe gjithashtu është emëruar ekipi i zyrtarëve ligjorë dhe i bashkëpunëtorëve profesionalë t’i kryejnë veprimet, të cilat kërkohen nga kryeprokurori dhe  prokurori i rastit”, tha Lumezi.

Kryeprokurori theksoi se aktakuza e Blakajt është dërguar përmes emailit, mënyrë kjo, e cila nuk është në rregull, pasi janë forma të tjera të përcaktuara me Kodin e Procedurës Penale se si duhet dorëzuar një aktakuzë, andaj, sipas tij, nuk është aktakuzë e cila është dërguar në gjykatë. 

Lumezi ka mohuar ta ketë kërcënuar ish-prokurorin Blakaj me dërgim në komisionin disiplinor.

Lumezi: Nuk e kam kërcënuar Blakajn me dërgim në komisionin disiplinor

“Nuk është e vërtetë se e kam kërcënuar me masa disiplinore, por kryeprokurori i shtetit, ju e dini, në bazë të rregullores së zyrës së prokurorit disiplinor ka të drejtë që të kërkohet secili prokuror në komisionin disiplinor, por njëkohësisht edhe në bazë të rregullores për vlerësimin e performancës ka të drejtë ligjore ka të drejtë ligjore të kërkojë “ad hoc” vlerësimin e një prokurori që unë nuk e kam bërë kërkesën në komisionin për vlerësimin e përformancës së prokurorëve të vlerësohet prokurori, të cilin ju e potencuat, por kritika ime e vetme ka qenë, se ju e dini në një vendim të posaçëm të kryeprokurorit të shtetit ka vendosur të fillohet ndjekja penale për rastin “Pronto”. Nuk ka vendosur dikush tjetër brenda sistemit”, tha ai.

Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, sapo tha se nuk do të jap dorëheqje nga posti që ka edhe pse qytetarët do të protestojnë kundër tij.

Vetëm tri orë ku pritet të mbahet protesta për shkarkimin e Aleksandër Lumezit, kryeprokurori thirri një konferencë për media ku tha se aktakuza e lënë gati nga Elez Blakaj do të plotësohet dhe për këtë e ka caktuar një prokuror, por nuk tregoi se cilin.

“Nuk do të jap dorëheqje dhe nuk ndikohem nga vullnetet politike:, tha Lumezi.

Më tej ai tha se aktakuza për veteranët e rrejshëm do të plotësohet dhe shumë shpejt do të ngritët akti akuzues.

Lumezi: Caktohet tjetër prokuror në rastin e veteranëve

Kryeprokurori i SHtetit Aleksandër Lumezi ka thënë sot se është caktuar një prokuror tjetër në rastrin e veteranëve.

Ai në një konferencë për media tha se prokurori Blakaj i ka pasur emrat, por nuk janë përfshirë në aktin akuzues, pasi sipas tij, me këtë do të merrej masa e përkohshme.

Ndërsa, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Reshat Millaku ka mohuar se i ka thënë prokurorit Blakaj se nuk do ta informojnë më kryeprokurorin Lumezi për rastin e veteranëve.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, ka dhënë dorëheqje më herët gjatë këtij muaji për shkak të kërcënimeve, që i ka pranuar gjatë punës së tij si prokuror.    

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj, i cili kishte hetuar listën e fryrë të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Haradinaj e ka quajtur hajn dhe pishpirik prokurorin Elez Blakaj. Sipas Haradinajt, Elez Blakaj nuk mund ta vlerësojë numrin e veteranëve sepse, sipas tij, “ka ikur në Bllacë e Stenkovec”, duke aluduar në kampet e refugjatëve të shqiptarëve të Kosovës në Maqedoni, ku ishin dëbuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

Deklarata e prokurorit Blakaj ka ngjallur reagime të shumta pasi ai është ankuar për presion gjatë punës së tij, sidomos nga kryeprokurori i Shtetit.

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj.

Ai ka treguar se është caktuar prokurori i ri në rastin e veteranëve.

Lumezi ka thënë se “është e vërtetë që prokurori Blakaj i ka emrat e personave që kanë përfituar jashtëligjshëm nga statusi i veteranit”.

“Kërkesa e kryeprokurorit ka qenë që të përfshihen ata emra, në mënyrë që të propozojmë që të ndalen pasojat e dëmshme të shkaktuara nga veprimi i kundërligjshëm. Konkretisht që të ndalet shpërndarja e 3.6 milionë eurove në muaj për këta 19 mijë veteranë”, ka thënë Lumezi.

***

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, po mban onferencë për media.

Konferenca po mbahet pas kërkesave për shkakrim të tij, dhe deklaratev të prokruorit të dorrheuqr Elez bLakaj në lidhje me hetimin për listrën e vetëranëve që dyshohet se u frye për 19 mijë veteran të rrejshëm.

***

Vetëm tri orë para se të mbahet protesta kundër kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezi, ky i fundit ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme.

Lumezi, sot në orën 15:00, pritet të dalë me konferencë të jashtëzakonshme.

Ndërsa, protesta për dorëheqjen e Kryeprokurorit Lumezi është thirrur të hënën pasi ish-prokurori special, Elez Blakaj, në një letër publike, e akuzoi Lumezin se i ka ndërhyrë në punën e tij për t’i mbrojtur politikanët. 

Në letrën e tij pas dorëheqjes, Blakaj, i cili ka hetuar listat e veteranëve të rrejshëm, ka treguar se gjatë punës së tij është kërcënuar nga jashtë dhe ka pasur pengesa nga Kryeprokurori Lumezi.

Blakaj ka thënë se Lumezi e ka ftuar në zyrë për ta qortuar pasi e kishte marrë në pyetje Kryeparlamentarin Kadri Veseli. Po ashtu, ish-prokurori thotë se Lumezi ka provuar ta kthej mbrapsht aktakuzën e ngritur për aferën “Pronto”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat