Ismaili do të kërkojë përgjegjësi menaxheriale në klinikat e papërgjegjshme

Aktuale

Ismaili do të kërkojë përgjegjësi menaxheriale në klinikat e papërgjegjshme

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:02
Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili është takuar sot me drejtorët e Klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili është takuar sot me drejtorët e Klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Nga takimi Ismaili ka njoftuar se me drejtorët e klinikave ka folur për ngritjen e disiplinës në punë dhe shtimin e  kujdesit ndaj pacientëve, për çka po ashtu tha se do të kërkojë përgjegjësi menaxheriale për papërgjegjësi në të ardhmen.

“Ngritja e disiplinës në punë dhe shtimi i kujdesit ndaj pacientëve, ishin edhe sot temë diskutimi që pata në takim me drejtorët e klinikave të QKUK-së. Duke u ofruar mbështetjen time të plotë në projektet e reja të cilat ata duhet të ndërmarrin për ngritjen e cilësisë së shërbimeve, u pajtuam që në javët në vijim të ngrihen përgjegjësia dhe niveli menaxherial i klinikave. Po ashtu, kërkova nga të gjithë drejtorët që të dorëzojnë edhe projektet e tyre konkrete, të cilat do të na ndihmojnë në shndërrimin e QKUK-së në një qendër moderne spitalore. Përmirësimi i kushteve për personelin mjekësor në spitalet dhe klinikat tona është dhe mbetet një nga prioritetet e mia. Së bashku do t’i bëjmë ndryshimet e kërkuara”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat