Deda fton qytetarët në protestë kundër Lumezit: Mos ta ulim kokën para shtetit të kapur!

Aktuale

Deda fton qytetarët në protestë kundër Lumezit: Mos ta ulim kokën para shtetit të kapur!

Nga: A.ZH Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:01
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Ded, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e thirrur për sot, përmes së cilës do të kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumezit.

Deda, ka thënë se nuk duhet të dorëzohemi dhe të ulim kokën para shtetit të kapur, përcjell Bota sot.

“Nuk e pranojmë plaçkitjen dhe shkatërrimin e shtetit tone”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Reagimi i plotë:

Miq të dashur,

Është e domosdoshme që sot, sa më shumë nga ne, të tregojmë me prezencën tonë në #protestoj që jemi për drejtësi pa politikë, jemi për dinjitet pa fyerje kolektive që na bën pushteti i mentalitetit gllabërues, dhe që nuk dorëzohemi e as që e ulim kokën para shtetit të kapur. Nuk e pranojmë plaçkitjen dhe shkatërrimin e shtetit tonë.

Ju lutem shpërndajeni sa më shumë thirrjen e mëposhtme për protestë.

Shihemi në shesh në ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat