Vjosa Osmani: Haradinaj ka fyer 1 milion shqiptarë që kanë qëndruar në Bllacë

Aktuale

Vjosa Osmani: Haradinaj ka fyer 1 milion shqiptarë që kanë qëndruar në Bllacë

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:29
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani thotë se Kryeministri Ramush Haradinaj ka fyer mbi një milionë shqiptarë që gjatë luftës kanë qenë refugjatë në Bllacë, me deklaratën e tij kundër ish-prokurorit Elez Blakaj. Deputetja thotë se këto fyerje vinë për shkak të panikut që ka kapur ata që, sipas saj, kanë fryrë listat, ndërsa thotë se për prokurorët ka vetëm një pyetje rreth aktakuzës për veteranët e rrejshëm.

Partia më e madhe opozitare, LDK, deri më tash, anuk ka reaguar zyrtarisht për skandalin që doli nga Kryerprokuroria. Partia e Isa Mustafës po hesht, ndërsa reagimet kundër ‘kapjes së sistemit të drejtësisë nga politika, ka mbetur në duart e shoqërisë civile', që ka thirrur protestë. Opozita po pushon në kuptimin e plotë të fjalës.

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, nuk komenton dëbatin që ka nisur brenda Prokurorisë ndërsa thotë se i intereson vetëm pse nuk po dorëzohet aktakuza në gjykatë.

“Sa i përket prokurorëve dhe debatit ndërmjet tyre, mua më intereson një gjë: pse aktakuza për manipulimet e listave të veteranëve nuk po procedohet por po mbahet në sirtarët e prokurorisë”.

Deputetja Osmani ka komentuar, ofendimet që ka pasur kryeministri Ramush Haradinaj ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj, i cili nga hetimet ka nxjerrë mbi 19 mijë veteranë të rrejshëm.

 “Gjuha e Haradinajt përbën ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë, gjë e cila është raportuar me vite të tëra në raportet e BE-së për Kosovën. Ai me këto deklarata po dëmton perspektivën evropiane të vendit dhe procesin e liberalizimit të vizave në kohën më kritike kur po bëhen vlerësime për këto procese”, ka thënë Osmani.

Poashtu, akuzat e Haradinajt ndaj një prokurori të shtetit tregojnë nivelin jashtëzanonisht të ulët jo vetëm të Kryeministrit por të tërë qeverisjes që ai përfaqëson. Gjuha e tij ishte gjuhë e urrejtjes që ka ofenduar rreth 1 milion shqiptarë të Kosovës që për shkak të politikave gjenocidale dhe dëbimit masiv serb, u është dashur të ikin jashtë kufijve të Kosovës.

Deputetja e LDK’së thotë se reagimet e bërë ndaj ish-prokurorit që ka hetuar listat e veteranëve jan rezultat i frikës që kanë, pasi, sipas saj, janë të implikuar në fryerjen e këtyre listave.

“Në të njëjtën kohë, akuzat që po bëjnë disa politikanë kohëve të fundit ndaj një prokurori që ka kryer punën e vet, shpërfaqë edhe panikën e tyre për një proces thellësisht të manipuluar, i cili jo vetëm që i kushton buxhetit të shtetit dhjetëra milionë në vit, por poashtu dëshmon që këta që sot janë në pushtet, manipulimin e kanë alfa dhe omega të veprimtarisë së tyre”, është shprehur ajo.

Deputetja e LDK’së nuk komenton dëbatin që ka nisur brenda Prokurorisë ndërsa thotë se i intereson vetëm pse nuk po dorëzohet aktakuza në gjykatë.

“Sa i përket prokurorëve dhe debatit ndërmjet tyre, mua më intereson një gjë: pse aktakuza për manipulimet e listave të veteranëve nuk po procedohet por po mbahet në sirtarët e prokurorisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat