Kryeministri nuk pendohet, sërish e quan "hajn" ish prokurorin Blakaj

Aktuale

Kryeministri nuk pendohet, sërish e quan "hajn" ish prokurorin Blakaj

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 15:52
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush haradinaj, nuk i ka rënë pishman se ka quajtur “hajn” ish prokurorin që po hetonte listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK), Elez Blakajn.

Ai në një konferencë për media, pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, iu është përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve në lidhje me këtë temë.

Derisa ka thënë se prokurorit Blakaj ia ka ofruar tërë lenden dhe dokumentet e Qeverisë së tij për të hetuar rastin, porse sipas Haradinajt, ai nuk ka dashur të kryejë punën e tij.

“Tani e vërteta është që po tentohet me u shfrytëzua kjo gjendje dhe mirë bëjnë ata që tentojnë me shfrytëzua por unë kam fol për një person fizik sepse prokuror është në bazë të detyrës dhe përgjegjësisë publike, njeriu që ka dhënë dorëheqje nuk është prokuror Unë kam të drejtë me dhanë të drejtë me dhënë mendimin tim tim për mënyrën si e ka gju lëndën…”, ka thënë kryeministri.

I po ashtu ka thënë se Vetëvendosje duket se është ajo që më së shumti po shfrytëzon situatën e krijuar me Blakajn.

“... Po shihet që Vetëvendosje e cila shajke policë e prokuror po del po e mbron një prokuror...ajo thënia ‘Kqyr  kënd po e mbron’ ka domethënie”, ka vazhduar Haradinaj.

Tutje ai ka shpjeguar edhe pse po quan “hajn” prokurorin e dorëhequr special Elez Blakaj.

“Unë nuk jam që një hajn, se ai është hajn, dhe a dini pse është ai hajn sepse atij njeri krejt kushtet ia kemi ofru  për të kryer punën e  vet. Ja ka dhënë, kryetari i Qeverisë, pra unë  ia kam dhënnë zyrën teme e krejt landën ia kam dhanë dhe nëse ky është mohim i drejtësisë dhe pengim do të thotë keni parasysh këto nuk qëndrojnë. Është abzuim me të vërtetën është rrenë çka ka thanë e ka lyp me marrë fajllin, kemi vendos kamera dhe kemi shpenzuar dhe për ditë të tanë ka nejt në zyre të kryeministrit në katin tim për me këqyr landën. Pak qeveri në pak shtete din më zbatu ligjin kaq mirë e ne e kemi zbatu….”, ka thënë kryeministri sipas të cilit Blakaj sikurse Tomë Gashi dikur, po tenton që përmes zhurmave të bëhet “dikushi”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat