OVL UÇK paralajmëron padi ndaj Nexhmedin Spahiut

Aktuale

OVL UÇK paralajmëron padi ndaj Nexhmedin Spahiut

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 16:07
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka ftuar Prokurorinë e shtetit që të hetojë listat e veteranëve të luftës dhe kërkon nga institucionet e drejtësisë që kësaj çështje t’i shkojnë deri në fund.

OVLUÇK kundërshton ashpër tendencat e denigrimit të luftës së UÇK-së dhe figurave të luftës e posaçërisht kryekomandantit Adem Jashari dhe kërkon nga Prokuroria që të hetojë njerëzit si Nexhmedin Spahiu, për shpifjet dhe falsifikimet që i bën, për çka paralajmëron ngritje të padisë. 

Po ashtu, kërkon nga Institucionet e Republikës së Kosovës që Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të mos e bëjnë kurrsesi me kompetenca ekzekutive, ndërsa spektrit politik i bë thirrje të tregohet unik lidhur me marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi.

“Kërkojmë nga institucionet e Kosovës konkretisht ekipi negociues me Serbinë, që të mos i negocioj kufijtë e Kosovës që janë njohur edhe ndërkombëtarisht, kufij të fituar me luftë dhe gjakun e dëshmorëve. Kërkojmë që të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore të jenë të barabarta me të drejtat e serbëve të Kosovës, pra të kërkohet reciprocitet në të drejta”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat