Pyetjet e Abazit për Vuçiqin dhe krahasimi i kohës së Rrahman Morinës

Aktuale

Pyetjet e Abazit për Vuçiqin dhe krahasimi i kohës së Rrahman Morinës

Nga: N.Sh Më: 22 gusht 2018 Në ora: 16:09
Haki Abazi

Analisti politik Haki Abazi e ka komentuar ditën kur do të vjen presidenti i Serbisë në Kosovë, e që është me 9 shtator, duke e krahasuar me kohën e Rrahman Morinës, kur ai ishte ndërmjetësuesi i vetëm mes Serbisë dhe popullit të Kosovës.

Abazi përmes një postimi në Facebook bënë disa pyetje të cilat duhet me marrë përgjigje, por që institucionet e Kosovës, asnjëherë për këto çështje nuk kanë biseduar me Serbinë.

Abazi pyet se a do ti sjell me vete Vuçiqi 1600 trupat e njerëzve të humbur që nga lufta e fundit në Kosovë? A do të kërkoj falje për të gjithë shqiptarët e vrarë? A do ta pranoj flamurin e Kosovës?

Për këto pyetje dhe shumë të tjera, lexojeni më posht statusin e Haki Abazit:

Pse duhet me guxu me 9 SHTATOR- JO Vucicit ne Kosove.

A po kthehet Kosova ne kohen e Rrahman Morines, kur ai ishte ndermjtesuesi i vetem mes Serbise dhe popullit te Kosoves?

Eshte hera pare ne histori qe nga 1989 qe lidershipi Kosovar po pranon qe te kete statusin e subordinuar dhe te provinces pa nderjmetesues nderkmobetare.

Me 9 Shator po pritet qe Presidenti i Serbise te vije ne Kosove. Pyetjet jane:

1. A do ti sjelle me vehte Aleksander Vucic edhe 1600 trupat e njerezve te humbur qe nga lufta e 1997-1999. A do t'i nxjerre Vucic mbetjet e kufomave te ketyre femijeve, grave, pleqeve nga varrezat masive qe jane te asfaltuara dhe mbi to ushtrojne njesitet speciale te xhandarmerise dhe ushtrise Serbe sot?

2. A do te kerkoje falje Aleksander Vucic per 13000 Shqiptaret e vrare gjate luftes ne Kosove nga Milloshevici dhe ushtria Serbe qe sot e ka per shef te shtatmadhorise gjeneralin qe eshte dekoruar nga Vucic per rezultatet arritura nga njesiti i motorizuar i tij per vrasjen e Shqiptareve ne Drenice gjate luftes.

3. A eshte i gatshem qe Vucic ta respektoje flamurin e Kosoves dhe Himinin e saj ( edhepse pa tekst) dhe te pershendes garden e Kosoves.

Nese pergjigjeja ne cilendo nga keto pyetje eshte jo atehere pse Kosova duhet te i nenshtrohet qofte edhe simbolikes se eshte Province e Serbise dhe presidenti po vije ta vizitoje "Provincen e vet" dhe institucionet e Kosoves* 9 me fusnote dhe 1244 dhe jo Institucionet e Republikes se Kosoves se Pavarur. A po vije Vucic qe te beje te njejten qe beri gje duke shkuar ne Srebrenice ku ka ofenduar nenat e Srebrenices dhe nuk ka prauar qe aty eshte bere gjenocid. Dhe ne nderkohe nga te gjithe pranohet se incidenti qe eshte krijuar eshte bere nga vet sherbimet e Serbise se kinse Vucic eshte rrezikuar nga Boshnjaket per te bere barazimin dhe justfikimin e krimeve te bera dhe per te fokusuar vemendjen te opinionit vendore e nderkombetare tek kinse sulmi ndaj atij dhe jo ne pervjetorin e gjenocidit mbi Srebernicen. A po vije Vucic per te treguar arrogancen dhe "guximin" per te na treguar se Serbia vendos per fatin e Kosoves dhe ata jane faktori i ndarjes dhe te se ardhmes se tyre. Pse Kosova dhe shqiptaret kane nevoje te i nenshtrohen nje skenari te tile te poshterimit dhe nenqmimit. Vucic dhe Serbet ne pergjithesi duhet dale nga koma e vetkrijuar dhe e deshiruar per te injoruar luften dhe viktimat, ajo qe ka ndodhur ne ne dhe mbi ne , duke i mbajtur gjithe serbet me opium se kinse lufta ne Kosove ka pase qellime strategjike Euro-Amerikane. Kjo propagande qe 20 vite behet me qellimin per te minimuzuar krimet bera nga ata e ne anene tjeter neglizhimin e percaktimit te Shqiptareve dhe joserbve qe perbejen mbi 95% te popullates ne Kosove per shtet te pavarur, demokratik dhe te lire me respektim te plote te drejtave te grupeve minoritare. Dmth Vucic po vije ne Kosove per te dhene mesazhin Serbve ne Serbi se Kosova perveq qe nuk eshte shtet i pranuar nga Serbia, ai vije kur te doje dhe mund te beje cfare te doje pa e qare koken per ate qe Serbia ka bere dhe vazhdon t ebje ne Kosove- Mohimin e ekzistences se popullit te saj.

Nje aspekt shume i rendesishem e alaramnt eshte qe ky akt i ardhjes se Vucicit e shenon kthimin ne momentin historik te kohes se Rrahman Morines, kur ai, Rrahman Morina ishte ndermejtesuesi i vetem ndermejt Serbise dhe popullit te Kosoves. Ai, Rrahman Morina e perdorte aparatin e shtetit dhe gjithe aparatin policore e te sigurise per te shypur kundershtuesit e suprimimimit te kushtetutes se Kosoves. Ai i quante nacinaliste, itrredentiste e seepratiste te gjtihe ata qe kundertonin, sot Thaci po i quan nacinalsit ata qe po e kundershtojne tradehtine tij ndaj Kosoves dhe shtetit tone.

Nga koha e Rrahman Morines e deri tani Kosova ka gezuar statusin e pales se barabart me ndermjetesim nderkombetare ndersa pranimi i Vucic po e perjashton ndermjtesimin dhe po e shenderron Kosoven ne pale te nenshtruar dhe te subordinuar nga Vucic dhe Serbia. Kjo nuk duhet lejuar me asnje cmim dhe me asnje moment qofte edhe me largimin me proteste e demostrata te Thacit nga pozita ku ka qene Rrahman Morina.

Presidenti i Serbise duhet te vije ne Kosove vetem atehere kur ka kerkuar falje, kur ne varrezat masive jane vendosur pllakat perkujtimore me emrat e te gjithe atyre qe jane vrare e masakruar dhe bartur ne Serbi, atehere kur te humburit jane kthyer ne Kosove, kur ata qe jane pergjegjes per vrasjen e Fehmi Aganit, Barjam Kelmendit dhe djemve te tij, Agim Hajrizit dhe familjes, Vllezerve Bytyci dhe qindra e mijera njerez tjere - Kur kriminelet jane ballafaquar me drejtesine e pavaruar.

Cdo ardhje per vizite zyrtare ne Kosove e perfaqesuesve te Serbise ne kete raport qe jemi tani dhe me Kosoven ne preambulen e kushtetutes se Serbise eshte hap tutje drejt rrenimit te shteti te Kosoves. Ata qe lejojne kete gje duhet denuar per shkelje te kushtetutes dhe shtetesise dhe ligjeve te Kosoves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat