Kosova ka nevojë për “heroin” Elez Blakaj!

Aktuale

Kosova ka nevojë për “heroin” Elez Blakaj!

Nga: N.Sh Më: 22 gusht 2018 Në ora: 17:05
Elez Blakaj

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami ka konsideruar se ish-prokurori special, Elez Blakaj është një hero për punën që ai ka bërë si prokuror.

Sipas Islamit është e rëndësishme që në Kosovë të ketë prokuror të tillë që i hetojnë të korruptuarit e të shantazhuarit.

“Shteti i Kosovës ka nevojë për një prokuror i cili i “kap për veshi” të gjithë ata që janë të dyshuar se janë pjesë e Kriminalitetit të “jakës së bardhë”. Shteti mbrohet nga prokuroret dhe gjykatësit”, shkruan Islami transmeton gazeta “Bota sot”.

“Elez Blakaj është dashtë të ishte Xhovane Fallkone i Kosovës. Edhe ne e dimë sikurse ai, se shteti i Kosovës ka nevojë për një prokuror i cili i “kap për veshi” të gjithë ata që janë të dyshuar se janë pjesë e Kriminalitetit të “jakës së bardhë”. Shteti mbrohet nga prokuroret dhe gjykatësit. E jo nga politikanet të cilët e etiketuan Elezin si; pishpirik, hajvan, tradhtar etj. Ai është heroi im ne paqe, jam i bindur se ka edhe shumë të tjerë dhe se të pakët janë ata të korruptuar e të shantazhuar. Elez Blakaj, ktheu e luftoi kriminelet e matrapazët, popullin e kie me veti”, ka shkruar Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat