“E dhimbshme dhe e trishtë për Kosovën, qytetarët janë në agoni të thellë”

Aktuale

“E dhimbshme dhe e trishtë për Kosovën, qytetarët janë në agoni të thellë”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 22 gusht 2018 Në ora: 19:24
Protesta

Letra e Prokurorit Blakaj, e shkruar ditë më parë tregon se shteti po minohet nga brenda, kryeprokurori i shteti dhe drejtësia ne Kosovë nuk ka gjasa te kthehet ne normalitet.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri, i cili ka thënë se definitivisht nëse funksionimi i drejtësisë konsiderohet i suksesshëm duke dënuar të vobektit dhe dëmtuesit e pyjeve, atëherë kemi të bëjmë me dështim dhe falimentim shteti.

“Letra e prokurorit Blakaj, vetëm sa konfirmuar situatën në fushën e drejtësisë si shumë të rëndë, e ndikuar tej mase nga politika dhe e përfaqësuar me njerëz aspak meritor e kredibil për funksionet kaq të rëndësishme duke shprehur hapur servilitetin ndaj atyre që i kanë propozuar e zgjedhur me qëllim që të u shërbejnë duke anashkaluar drejtësinë e rrjedhimisht veprat e atyre që drejtësia ndoshta do ti kishte nxjerrur si të pa ligjshme. Duke e lexuar dhe analizuar letrën “Blakaj” njeriu nuk ka si të mos e kaplojë ankthi e stepja, por edhe skema si të mos e shtrojmë pyetjen shumë domethënëse se a na është” Kosova e Lirë” apo është  e” kapur”. Në periudha të vështira e kohë të rënda, kur e kemi pasur synonim “lirinë” edhe e ka pasur kuptimin e rezistencës dhe te sakrificës , që na ka bërë krenar edhe për flijim, por tani kur themi se kemi|” lirinë”, si te gjejmë metodat që Kosovën ta “Qkapim” nga” Kapja”, vërtet kjo është një formulë shumë enigmatike, sikur që është enigmatike ndërhyrja e Kryeprokurorit të shteti, që sipas letrës “Blakaj” edhe e ka qortuar vartësin e vetë që ka bërë hetime të profileve të larta”, ka thënë Haziri.

Image
Ismet Haziri

Sipas tij, se me këto sjellje foshnjore institucionale, pushtetarët tanë vetëm sa po tregojmë papjekuri dhe pa përgjegjësi.“Në vendet ku pretendohet që të ndërtohet shteti, lindin e ndërtohen idealistet si prijës të proceseve shoqërore e shtetërore, profile të tilla Kosova e pasluftës as nuk trashëgojë e as nuk ndërtojë, në rrethana të këtilla me qëllim që të mbrohet shteti.  Kosovës  duhet ti ruhet themeli i” Lirisë” që është i ujitur me gjakun e brezave, pasi nuk ka mbetur gjë tjetër përveç revoltat popullore, ose një zgjidhje tjetër që ka qenë edhe plani i Qubriloloviqve, Andriqve e pasuesve të tyre, që Kosova të zbrazët ne mënyrë që të mbetet në duar e atyre që edhe ashtu e kanë kthyer ne pronë private”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat