Abazi, Lumezit: - “Afër drurit të thatë digjet edhe i njomi”

Aktuale

Abazi, Lumezit: - “Afër drurit të thatë digjet edhe i njomi”

Nga: A.M. Më: 22 gusht 2018 Në ora: 20:11
Aleksandër Lumezi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi ka thënë se tani është momenti më i favorshëm që Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi të jap dorëheqje.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “dorëheqja jote nuk është humbje, është profesionalizëm dhe respekt për vullnetin e qytetareve, për idealin për shtetin funksional dhe të së drejtës”.

Për më tepër, ka thënë se  “është edhe mençuri që të mos faturohen të gjitha ato që kanë bërë PRONTO dhe ndihmësit e tyre”.

Postimi i plotë:

Prokurorit Lumezi- Protesta sot eshte ne favorin tend

E di qe eshte e veshtire me besu, por ky eshte momenti me i favorshem per te dhene doreheqje. Procesi eshte ne hallken e fundit dhe para keputjes me pasoja te medha. Hallkat keputen nga zullumi, ky sistem ka bere shume zullum dhe shume deme, na ka marre nderin dhe dinjitetin njerezore. Nuk eshte me rendesi se cili mund te jete argumenti apo aresyja, po te them shume siqnerisht ashtu siq edhe kam qene disa here ne mbrojtje. Doreheqja jote nuk eshte humbje, eshte profesionalizem dhe respekt per vullnetin e qytetareve, per idealin per shtetin funksional dhe te se drejtes. Eshte edhe mnquri qe te mos faturohen te gjitha ato qe kane bere PRONTO dhe ndihemsit e tyre. Deri ketu, ketu e tutje nese vazhdon e merr fajin per nje sistem te kalbur te korruptuar dhe kriminal- "afer drurit te thate digjet edhe i njomi". As une nuk isha pase deshire me i pa Mimoza Kusarin e Adriatik Kelmendin, Flaka Surroin ne proteste por ja qe kane dale- e drejte e tyre, ata jane vetem dy- tre individ qe ndoshta me se shumit kane perfituar nga kaosi dhe nje sistem i kalbur- ata edhe kane qene afer Thacit, edhe i kane ndihmu Thacit dhe prap i ndihmojne kur vije nevoja- por shumica, absolutisht shumica e qytetareve dalin dhe do te dalin se jane ne mjerim per shkak te ketij sistemi. Jep doreheqje per mos me u fundos bashke me kete anije qe kapitenet i ka te pa shkolle dhe me shume kusure. Se paku ashtu siq edhe e tha Mushkolaj, nuk ka fakte qe je i korruptuar dhe qe ke perfituar financiarisht, kjo mjafton me dale me faqe te bardhe por nje moment me vone ka me qene me e veshtire. Vendi dhe historia as nuk ka filluar me nje idivid e as nuk ka me mbaru me nje idivid por nje idivid me integritet e me profesionalizem e di edhe kur duhet me dhene dorheqje. Neser nuk duhet me qene figura jote kryesore per te cilen kerkohet dorehqja duhet me qene figurat e PRONTOs, ata qe kane sjellur vendin ne kete gjendje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat