"UÇK-ja kishte 60 mijë ushtarë"

Aktuale

"UÇK-ja kishte 60 mijë ushtarë"

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 20:09
Foto ilustrim

Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kanë ndihmuar edhe shumë shqiptarë të Shqipërisë.

Njëri nga ta është edhe gjenerali i ushtrisë së Shqipërisë për qarkun e veriut, në vitin 1999, Kudusi Lama.

Ushtaraku nga Shqipëria ka folur për debatin e këtyre ditëve për listat e fryra të UÇK-së .

Me gjetjet e prokurorit special të dorëhequr, Elez Blakaj se nga 176 veteranë sa mendohej se ishin fillimisht, nga Shqipëria numri ka përfunduar në 3000 veteranë nuk është pajtuar gjenerali Lama.

“Nuk flas me numra unë me shifra. UCK nuk ka pas brigada të Shqipërisë dhe të Kosovës, por ka pas një ushtri dhe është inkuadruar në zonat që i njeh gjithë bota, dhe nuk ka pas struktura të komanduara nga Spirroja dhe Kudisia, por ka pas një hierarki”, ka potencuar Lama.

Megjithatë Lama, ka një mendim për numrin e përgjithshëm të pjesëtarëve të UÇK-së.

“Unë kam deklaruar pa e ditur e cfarë ligjesh do të bahen në Kosovë, edhe pa e ditur se cfarë përfitimshmes do të bahen dhe pa e ditur se cfarë polemikash do ta bahen. Unë në vitin 2005 kam botuar një libër dhe aty kam deklaru që UCK ka pas 60 mijë luftëtar dhe vazhdoj të qëndroj në këtë shifër dhe nuk më intereson se çfarë thonë dhe bën të tjerët që mund të kenë dëgjuar për luftën”, thotë Lama.

Ushtaraku Rama ka një shpjegim pse është numri kaq i madh i veteranëve të UÇK-së

“Me datën 9 qershor të 99 fronti i Kosharës kishte mbi 2000 luftëtar, Dukagjini 8000, pashtriku mbi 2400 luftëtar, këto bajnë 13 mijë pa merrni zonat tjera. Ndoshta është thjeshtë kaçamaku i atyre që nuk patën fatin të bahen pjesë e luftës”, u shpreh Lama.

Lame që ishte pjesë e luftës së UCK-së, ndjehet mirë për statusin që e gëzon si veteranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat