Ish-komandanti i UÇK-së: Qeveria “Haradinaj” po e kërcënon drejtësinë

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së: Qeveria “Haradinaj” po e kërcënon drejtësinë

Nga: N.H Më: 22 gusht 2018 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Ish-komandanti i UÇK-së tashmë deputet i LVV-së, Rexhep Selimi, thotë se, në vend se Qeveria “Haradinaj” ta marrë në mbrojtje drejtësinë e kërcënuar, siç thotë ai, kjo e fundit po e kërcënon drejtësinë.

Ky reagim i Selimit erdhi pasi kryeministri Haradinaj e kishte quajtur “hajn”, ish-prokurorin Blakaj në prononcimet e tij.

Ja postimi i plotë i Selimit:

Qeveria, në vend se ta marrë në mbrojtje drejtësinë e kërcënuar, ajo po e kërcënon drejtësinë. 

Nëse qeveria është e shqetësuar kur ka hetime te krimeve poaq më të shqetësuar duhet te jemi ne se cfarë qeverie na udhëheq. 

Kur një prokuror alarmon për një krim e te iplikuarit janë nen panik, kjo e ndihmon zbulueshmerine e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat