Efekti i protestave me 500 mijë njerëz dhe zhagitja për flokësh e atyre që...

Aktuale

Efekti i protestave me 500 mijë njerëz dhe zhagitja për flokësh e atyre që...

Nga: N.Sh Më: 22 gusht 2018 Në ora: 22:08
Protestat në Prishtinë

Opinionisti dhe analisti politik Faik Krasniqi ka thënë se protestat në Kosovë kanë efekt nëse çoheshin 500 mijë njerëz dhe i vërsulen Presidencës, Parlamentit, Qeverisë, Ministrive dhe partive politike, Gjyqësorit dhe Prokurorisë dhe pastaj me i ngre zhag të gjithë ata që e kanë pru Kosovën në këtë derexhe, shkruan gazeta “Bota sot”.

Pas kësaj, Krasniqi thotë se pak do kishte rëndësi se kush vjen në pushtet, pasi që e dinë fare mirë se çka i gjenë.

“Protestat kishin me pas efekt sikur të çoheshin nja 500 mijë njerëz minimum, dhe t'u vërsulen Presidencës, Parlamentit, Qeverisë, Ministrive, partive politike, Gjyqësorit dhe Prokurorisë, duke i nxjerr zhag e për flokësh të gjithë ata që na kanë sjellë në këtë derexhe. Pastaj ka shumë pak rëndësi se kush vjen në pushtet, sepse e dinë fare mirë se çfarë i gjen nëse tallen me popullin. Përndryshe, këta as që mërziten”, shkruan në Facebook, Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat