Ministri i arsimit Bytyqi: Po punojmë për kushte më të mira

Aktuale

Ministri i arsimit Bytyqi: Po punojmë për kushte më të mira

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 22:53
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka vizituar sot disa qendra mësimore në Gjakovë, bashkë me ambasadorin gjerman, Christian Heldt.

Në një postim në Facebook, Bytyqi ka shkruar se MAShT dhe partnerët të cilët e përkrahin arsimin në Kosovë po bëjnë një punë të madhe në angazhimin e të rinjve dhe krijimin e kushteve sa më të mira për një edukim cilësorë dhe të barabartë për çdo të ri.

Më poshtë postimi i Bytyqit:

Bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, z. Christian Heldt, kryetarin e komunës së Gjakovës, z. Gjini, përfaqësues të GIZ-it gjerman dhe zyrtarë tjerë të MAShT-it, vizituam sot dy Qendra Mësimore në Komunën e Gjakovës, Qendrën e Komunitetit (jashtëshkollore) të implementuar nga Bethany Christian Services dhe Qendrën Mësimore në shkollën fillore Zef Lush Marku, në Gjakovë.

MAShT dhe partnerët të cilët e përkrahin arsimin në Kosovë po bëjnë një punë të madhe në angazhimin e të rinjve dhe krijimin e kushteve sa më të mira për një edukim cilësorë dhe të barabartë për çdo të ri.

Përveç GIZ-it kemi edhe partnerë të tjerë të cilët angazhohen vazhdimisht që të rinjtë e komunitetit të angazhohen në edukimin e tyre të detyrueshëm, por edhe në edukimin shtesë. Partnerët tanë janë bërë pjesë e jona dhe po na ndihmojë në çdo aspekt dhe normalisht kur është fjala për komunitetet asnjëherë nuk ka munguar përkrahja.

Të rinjtë tanë, sidomos ata të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian kanë nevojë për stimulim shtesë dhe përkujdesje sa më të mirë sociale dhe në këtë aspekt Qendrat Mësimore kanë një peshë të veçantë.

Tashmë janë krijuar dhjetëra Qendra të Komunitetit të cilat janë financuar nga Bashkimi Evropian, dhe MAShT do të vazhdojë t’i përkrahë fuqishëm ato dhe kërkoj që këtë ta bëjnë edhe komunat, në mënyrë që të ketë një bashkërendim të punëve, sa i përket përkrahjes së të rinjve tanë.

Ministria e Arsimit në bashkëpunim me partnerët e saj ka arrite që një numri të madh të të rinjve të komuniteteve t’u sigurojë edhe bursa në arsimin e lartë dhe kjo përkrahje duhet të vazhdohet edhe në vitet e ardhshme.

Gjatë ditës së sotme vizituam edhe Qendrën Mësimore në kuadër të shkollës Zef Lush Marku, ku njëkohësisht është zhvilluar edhe një tryezë e rrumbullakët, në të cilën ishin prezentë mësimdhënës të kësaj shkolle, prindër dhe përfaqësues të komuniteteve.

Në këtë tryezë u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohet kjo Qendër, zhvillimin e procesit të edukimit dhe rëndësinë që ka mbështetja e fëmijëve të komunitetit nga kjo Qendër në aspektin e të mësuarit dhe vetëdijesimit për nevojën e shkollimit, si dhe ndikimin në parandalimin e braktisjes së shkollës.

Angazhimi i të gjithëve është më se i nevojshëm për të pasur një arsim sa më të mirë. Ne duhet të angazhohemi që të krijojmë ambiente të dëshirueshme për nxënësit, që ata të shkojnë me vullnet në shkollë dhe të marrin njohurit dhe shkathtësitë e duhura për jetën.

Pas vizitës në dy Qendrat Mësimore bashkë me ambasadorin Heldt mbajtëm edhe një konferencë për media, ku folëm për atë që pamë, në veçanti për sfidat me të cilat ballafaqohen ato Qendra në zhvillimin e procesit të edukimit, dhe me këtë rast falënderova qeverinë gjermane dhe GIZ-in për mbështetjen që po i bëjnë sistemit të arsimit, përmes projekteve të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat