“Ramush më mirë po të ishe në burg, se me fëlliq Kosovën”! Trimi i legjendave që u rreh me rusë!

Aktuale

“Ramush më mirë po të ishe në burg, se me fëlliq Kosovën”! Trimi i legjendave që u rreh me rusë!

Nga: N.Sh Më: 22 gusht 2018 Në ora: 23:23
Ramush Haradinaj pas rrahjes me rusët

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, thotë se më mirë po të ishte Ramush Haradinaj në burg, sesa tash që po e fëlliq Kosovën.

Islami përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, po të ishte Ramushi në burg do ta kujtonte si trim dhe atdhetar, burrë i besës dhe fjalës, si trim që u rreh me rusët, trim i legjendave shqiptare.

Por, pas kësaj Islami thotë se, sa më shumë që është duke qendruar në karrikën e kryeministrit, ai po ec hapave të fundosjes politike, duke e gënjyer popullin shqiptarë për veteranët fantazmë.

“Ti po fyen Llapin e Drenicën, Karadakun e Pashtrikun ti po fyen krejt Kosovën thuajse ti na paske çliruar, ti po i jap vetes të drejt të kundërshtosh të gjithë ata që ishin në Shtabin e Përgjithshëm, ti nëse mundesh edhe pulat e gjelat e dukagjinit shtini në lista po ata nuk mund të votojnë. Ke humb vlerën e një Kryeministri, ti nuk je kryeministër i imi sepse je idhnak e dështak dhe i padijshëm. Kam shpresuar që të reflektosh të kuptosh se duhet ndryshuar, tash je në thesin e Hashim Thaçit. Prej zemrës të plasët të thash, ma mirë në burg se ku je tash ti”, shkruan Islami në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i Gazmend Islamit:

Ramush ma mirë ish kanë me kanë në burg!!! Se me fëlliq Kosovën!!

Ramush me pas kanë në burg, të kisha kujtua trim e atdhetar, burrë i besës dhe fjalës, të kisha mbajt në kujtesën time se si duhet me kanë një komandant në luftë, e kisha kujtua trimin që u rreh edhe me rusë, trimin e legjendave shqiptare, të kisha kujtua se si mbaheshe në burgje me fjalët e tua, e tash !!!

Sa më shumë që po rrinë në karrigen e kryeministrit, po ec me hapa të sigurt drejt fundosjes tuaj politike, i papërgjegjshëm, po shanë sikur me kanë babë i Kosovës, po rren dhe po nënvlerëson luftën e shqiptarëve, po pozicionesh në rrafshin e Dukagjinit duke dashtë me na rrejt krejt Kosovën me veteranët e tuaj fantazmë!! Se që mundesh me kanë kaq i ligë nuk kisha mundur kurrë me marrë me mend.

Ti po fyen Llapin e Drenicën, Karadakun e Pashtrikun ti po fyen krejt Kosovën thuajse ti na paske çliruar, ti po i jap vetes të drejt të kundërshtosh të gjithë ata që ishin në Shtabin e Përgjithshëm, ti nëse mundesh edhe pulat e gjelat e dukagjinit shtini në lista po ata nuk mund të votojnë.

Ke humb vlerën e një Kryeministri, ti nuk je kryeministër i imi sepse je idhnak e dështak dhe i padijshëm. Kam shpresuar që të reflektosh të kuptosh se duhet ndryshuar, tash je në thesin e Hashim Thaçit. Prej zemrës të plasët të thash, ma mirë në burg se ku je tash ti.

Veç e gëzofsh e me të mira!!

Ditë të mira nuk të presin. IK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat