Skandali më i madh, dokumenti që dëshmon se Haradinaj kishte ndikuar në hetimet e Blakajt - Bota Sot
Skandali më i madh, dokumenti që dëshmon se Haradinaj kishte ndikuar në hetimet e Blakajt

Aktuale

Skandali më i madh, dokumenti që dëshmon se Haradinaj kishte ndikuar në hetimet e Blakajt

Nga: P.R Më: 23 gusht 2018 Në ora: 13:24
Elez Blakaj dhe Ramush Haradinaj

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në faqen e tij në facebook, ka postuar një dokument, që sipas të cilit për një jurist me njohuri elementare është skandali më i madh që mund të durojë drejtësia.

“Sipas Kodit te Procedures Penale hetimet e kryera nga Prokurori finalizohen me Aktakuze qe dergohet në Gjykate permes shkrimores,ose me aktvendim per pushimin e hetimeve. Nuk dorezohen te Kryeministri. Krejt kjo shkrese e Kryeministrit eshte kompetence e gjykatesit sipas kerkeses se Prokurorit. Po ne Kosove Kryeministrin e kemi edhe prokuror, polic, gjykates, redaktor e cka jo tjetër”, ka shkruar Miftaraj, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Nje jurist me njohuri elementare, kete shkrese te Kryeministrit e sheh si skandalin me te madh qe mund te duroj drejtesia.

Sipas Kodit te Procedures Penale ne parim hetimet zgjatin 24 muaj, dhe i percakton ligji jo Kryeministri.

Kryeministri si zemergjere is paska caktu 30 dite.

Sipas Kodit te Procedures Penale hetimet e kryera nga Prokurori finalizohen me Aktakuze qe dergohet në Gjykate permes shkrimores,ose me aktvendim per pushimin e hetimeve.

Nuk dorezohen te Kryeministri.

Krejt kjo shkrese e Kryeministrit eshte kompetence e gjykatesit sipas kerkeses se Prokurorit.

Po ne Kosove Kryeministrin e kemi edhe prokuror, polic, gjykates, redaktor e cka jo tjeter.

Me shqetesues eshte fakti se Kryeministri ka keshilltar ligjor, dhe si te njejtit lejojne qe Kryeministri me mbrojt veten me nje dokument si ky qe dokumenton ndikimin dhe nderhyrjet ne hetimin e rastit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera