“Me qenë has hajn që me të respektu Kosova duhet me qenë milioner si puna e Rambos”

Aktuale

“Me qenë has hajn që me të respektu Kosova duhet me qenë milioner si puna e Rambos”

Nga: P.R Më: 23 gusht 2018 Në ora: 14:54
Ramush Haradinaj

Publicistja, Kimete Berisha përmes një postimi në facbook, ka komentuar sulmet e kryeministrit, Ramush Harardinaj ndaj ish prokurorit Elez Blakaj, të cilin kryeministri e quajti hajn të pulave dhe pishpirik.

Sipas saj, me qenë hajn dhe me të respektu në Kosovë duhesh me qenë si puna e Haradinaj.

“'Hajn i pulave' do me thënë 'hajn i vogël' , aq i vogël që s'guxon me vjedh knus, po guxon me vjedh veç pula se kollaj me pula. Se me qenë has hajn që me të respektu Kosova duhet me qenë milioner si puna e Rambos. Unë ty, me qenë kryeprokurore, n'dakik ta kisha konfisku pasurinë derisa të kishe tregu ti fije e për pe ku i ke marrë ato pare, e masandej nëse e kishe ditë me arsyetu t'i kisha kthy paret. Edhe Elezit ia kisha konfisku pulat derisa t'kish tregu ku ka qenë knusi kur ai ka avullu pulat.  (Nuk është nënçmim me t'krahasu dikush me pulën se pula mundet me hëngër gjarprin (nëse e gjen të vogël), masandej grekët besojnë se pulës i tutët edhe luani. Plus që ku ka pula, s'ka minj, s'ka mace, s'ka gjarprinj)....Mirë o puna”, shkruan Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Shkrimin e plotë të Kimete Berishës mund ta lexoni duke klikuar Këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat