Haradinaj po luan kockë, Thaçi ia la këmbët e arushës në dorë!

Aktuale

Haradinaj po luan kockë, Thaçi ia la këmbët e arushës në dorë!

Nga: N.Sh Më: 23 gusht 2018 Në ora: 15:22
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Analisti politik Haki Abazi, thotë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po luan kockë, dhe edhe pse ka humbur në herën e parë, tash në vend që të nxjerrët ai po luan përsëri dhe po sharron edhe më shumë.

Ai thotë se Haradinaj është duke e bë gropën edhe ma të thellë.

Abazi kërkon nga kryeministri që të dal dhe të kërkoi falje për kërcënimin dhe fjalët fyese për popullin e përndjekur në Bllac, Stankoves dhe kado tjetër, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

"Une e di qe kur luan kocke humbe por me renda eshte kur shkon me u nxjerre per te dyten e treten here, e di qe atehere i ka lene krejt ne kocke, edhe shtepine e vet"

Ramush ndalu, se ne vend se me u nxjerre je kah e gropon edhe ma thelle. Dil kerko falje per kerncimin dhe fjalet fyese per popullin e perndjekur ne Bllace, Stankovec e kahdo- ata me i akuzu eshte si me i akuzu cifutet pse kane shku ne Aushvic dje- Me i akuzu palestinezet pse jane bere refugjate sot, askush nuk e bene kete gje dhe se dyti kerko falje per perzirje te ekzekutivit ne sistemin gjyqesore. Kjo nuk falet asesi dhe me ndere duhet me dhene dorheqje ne cfare deregje ka ra vendi, ne fakt ti ka qene dashte mu doreheqe kur ti kane marre nejrezit ne vend tendin pa te pyet fare. Ti ka lene Thaci kembet e arushes ne dore.

Popullit me dhune edhe me tone te larte i kane fole veq pushtuesit, ti nuk je nejri prej atyre. Se paku une dua ende me besu qe ka burrni e nder tek ti. E burrni sot eshte me qel udhe per vendin, sot ju ja keni mshel te gjitha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat