Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dikur e urrente ish presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën, por duket se tani ka filluar ta xhelozoj për të arriturat e Rugovës me kombin shqiptar në përgjithësi, shkruan gazeta “Bota sot”.
Sot, Thaçi ka cituar Rugovën, i cili në vitin 1994 kishte folur për shkëmbimin e territoreve.
Thaçi duke treguar se çka kishte thënë presidentin Ibrahim Rugova, mundohet tash që “lahet” për të bëmat e tij të dikurshme ndaj presidentit Rugova.
““Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve “, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.