Muhamet Hamiti: Nuk më kujtohet që Presidenti Rugova të ketë propozuar shkëmbim territoresh

Aktuale

Muhamet Hamiti: Nuk më kujtohet që Presidenti Rugova të ketë propozuar shkëmbim territoresh

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 18:15
Muhamet Hamiti

Njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish presidentit, Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, ka thënë se nuk kujton asnjë moment ku Rugova të kishte bërë propozim për shkëmbim territoresh.

Ai këtë e ka thënë duke komentuar deklaratën e presidentit të tanishëm të Kosovës, Hashim Thaçi, se Rugova kishte përkrahur idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

“Mua nuk më kujtohet që të ketë propozuar diçka të tillë ndonjëherë Presidenti Rugova”

“Rugova gjatë viteve të 90-ta thoshte se pavarësia e Kosovës në kufijtë ekzistues ishte zgjidhje e kompromisit, sepse nuk kërkohej bashkim me Shqipërinë pasi ishte kërkesë maksimaliste atëherë”, ka thënë Hamiti përmes telefonit në Info Magazine.

“Nuk më kujtohet kjo në asnjë bisedë dhe paraqitjet publike që ka pasur”, ka thënë ai duke mohuar kështu deklarimin e sotëm të Thaçit.

“ Më 1991 është bërë një deklaratë politike e të gjitha partive, për tri opsionet e zgjidhjes kombëtare”, ka shtuar ai, por që ku nuk ishte përmendur askund fjala “shkëmbim”.

Sa i përket asaj që Thaçi në ditët e sotme e përmend shpesh Rugovën, Hamiti ka thënë: “Herë pas herë Thaçi e përmend Rugovën dhe ai mund ta kujtoj edhe për propozimet tjera si për himnin “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë dhe për flamurin e Dardanisë për flamur të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat