Propozimi i ushtarit të UÇK-së, se si të pastrohen listat e fryra të veteranëve

Aktuale

Propozimi i ushtarit të UÇK-së, se si të pastrohen listat e fryra të veteranëve

Nga: N.Sh Më: 23 gusht 2018 Në ora: 18:36
UÇK

Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Veton Jusufi ka një propozim interesant se si mund të pastrohen listat e fryra të veteranëve.

Sipas tij, të gjithë zonat e komandantëve duhet me i thirrë ushtarët e vetë, dhe aty pastaj ushtarët i njohin mirë ata që nuk ishin në luftë, dhe në këtë mënyrë pastrohen listat e fryra të veteranëve .

Fryerja e listave të veteranëve !

E kam thon e prap po e them,këtu nuk kan punë as gjykata e as policia, e as prokuroria, për me i pastru listat e veteranëve.

Këtu me një vikend rregullohen listat,simbas mendimit tim.

Të gjithë zonat e komandantëve duhet me i thirrë ushtarët e vetë, në rreshtë ,po mu aty ku ishim e ku e deshëm uniformën,të mblidhemi në rreshtë,dhe besa unë e gjithë shokët,posa të rreshtohet ai që e ka blerë çertifikatën me pare do e njohum dhe nuk do mund me u rreshtu në rreshtin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat