“Kërkohet dorëheqja e Lumezit, i kapur nga politika”

Aktuale

“Kërkohet dorëheqja e Lumezit, i kapur nga politika”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 23 gusht 2018 Në ora: 18:51
Aleksander Lumezi

Qytetarët e Kosovës së bashku me Shoqërinë Civile do të vazhdojë me protesta të reja, edhe në ditët në vijim, deri në realizimin e qëllimeve të tyre, ku kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit, dhe njëherësh të bëhet edhe Veting Gjyqësorit.

Protestat e djeshme dhe protestat që do të pasojnë në ditët në vijim, për dorëheqjen e Aleksanër Lumezit, nuk janë vullnet dhe as kënaqësi e askujt, por janë domosdoshmëri për të mbrojtur dhe krijuar një ambient ku dominon rendi dhe ligji.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri, ku sipas tij, qytetarët janë shumë të indinjuar edhe me fjalorin e Kryeministrit Haradinaj si dhe me pozicionimin e tij.“Fjalori degradues i kryeministrit Haradinaj na bën me dije se ky njeri po i përfaqëson vetëm interesat e një zone. Ai shprehet në mënyrë injoruse për kontributin e zonave tjera për lirinë e Kosovës, e në veçanti për Prishtinasit, që absolutisht është e pa qëndrueshme, ngase veprimi dhe kontributi i secilit shqiptarë, i secilës familje dhe lagjeve, fshatit, qytetit dhe zonave është bërë sipas rrethanave dhe imponimeve që i kemi pasur për rezistencë. Protestat në fakt e gjetën shkasin, e ky shkak është kardinal dhe njëri nga shumë shkaqet tjera që duhet protestuar”, ka thënë Haziri.

Image
Ismet Haziri

Sipas tij, kur një prokuror dorëhiqet dhe tregon hapur se është qortuar nga Kryeprokurori i shtetit, vetëm pse bëri hetimet e profileve të larta, atëherë lind pyetja se përse të mos shqetësohet populli.

“Qytetarët e Kosovës duhet të vënë gishtin në kokë dhe të mendojnë se si duan të jetojnë në këtë vend, ku drejtësi ka dështuar, ku njerëzit dhe qytetarët nuk ndihen të barabartë të paktën para ligjit. Pasi ne dimë se nuk kemi më shanse të barabarta në shëndetësi, studim e shkollim, në punësim ne qasje të barabartë për të mirat që sjellë shteti dhe ligji për qytetarët. Prandaj protesta e ditës së djeshme, ishte një protestë e dinjitetshme, me kërkesa të arsyeshme ku kërkohet të mos zhvatet buxheti i Kosovës. Duhet të mos njollosen pjesëtarët e vërtet të UÇK-së, pikërisht veteranët e merituar, dhe të shfryhen listat e fryra te veteranëve, të dorë hiqet kryeprokurori i cili e ka luhatur besimin qytetar, ngase shihet hapur se është i ndikuar nga politika dhe të mos përbuzën qytetarët, sepse ata janë vetë Kosova”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat