Kelmendi demanton Sylejman Selimin: Idiotizëm të thuhet se ishin 13 mijë veteranë!

Aktuale

Kelmendi demanton Sylejman Selimin: Idiotizëm të thuhet se ishin 13 mijë veteranë!

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 19:19
Muhamet Kelmendi- Selim Sylejmani

Deklarata e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, se UÇK-ja kushte 12 mijë e 700 ushtarë, po hedhet poshtë nga një profesor.

Bëhet fjalë për Muhamet Kelmendin i cili përmes një letre të gjatë ka folur sqaruar çështjen e ish-ushtarëve.

“Është mashtrim dhe një idiotizëm i rende te thuhet se kemi vetëm 13 mije a 16 mije luftëtarë”, ka thënë ai.

Sipas Kelmendit, i tërë Dukagjini, Drenica ku ka vepruar fillimisht UÇK, viti 1998, i tërë populli, pa dallim ka qene i organizuar ne radhët e UÇK-së.

“Natyrisht se pjesëmarrja e tille ne luftën e UÇK-se nuk është e vazhdimësisë se pandërprere. Kjo, për fajin e luftëtareve, por për shkak te ofensivave vrastare dhe dhunës gjenocidiane te bere ndaj popullit tone”, thuhet në shkrimin e Kelmendit.

Shkrimi i plotë:

Pse mendoj se UÇK i ka patur me mijëra luftëtarë.

Ne vitin 1998 dhe ne vitin 1999 ka patur kyqje te madhe ne radhet e UÇK. Ne Rrafshin e Dukagjinit, ne Drenice, ne Llap, ne Shal e ne Pashtrike, si dhe ne viset tjera te Kosoves, kemi nje kyçje te madhe ne radhët e armatosura.
Kjo është bere mbi bazën e zhvillimit te një kryengritjeje te pergjithshme popullore ne tere Kosove.
Eshte mashtrim dhe nje idiotizëm i rende te thuhet se kemi vetem 13 mije a 16 mije luftetare.
Përkundrazi?
Me vendimet e komandës se UÇK-se ka kategori te ndryshme qe kane marre pjese ne radhët e luftës çlirimtare.
I tere Dukagjini, tere Drenica ku ka vepruar fillimisht UÇK, viti 1998, i tere populli, pa dallim ka qene i organizuar ne radhët e UÇK-se.
Te vjen turp te futesh ne çështjen e luftës çlirimtare nga njerëzit e paangazhuar ne lufte, te atyre qe kane ndejtuar anash dhe e kane luftuar UÇK-ne. Natyrisht se është edhe papergjegjesi edhe e disa ushtareve me disa muje pjesëmarrës ne luften e UÇK-se dhe te flasin per luftën.
Ka natyrisht edhe shume veta qe nuk jane luftëtare te UÇK-se dhe qe jane te verifikuar si veteran. Ka edhe UDB-she qe jane njohur si veteran. Edhe te tjere e te tjere, pa fakte dhe baze.
Kete kategori duhet larguar dhe marr ne pergjegjesi.
Kjo nuk jepe fakte se nuk ka bere lufte populli i yne.
Turpi muk ka kufi.
Mund te gerrysi dikush certifikate e certifikata. Me ate tregohet vetëm karakteri i nje personi ne kohe.
Nuk ka patur fshat ne Drenice dhe ne Rrafsh te Dukagjinit qe ne vitin 1998 nuk ka qene i organizuar ne radhet e YCK-se. Ne cdo fshate te Dukagjinit, te Drenices etj., ka patur UÇK-ja strukturen e vete. I tere fshati ka qene aktive ne lufte.
Nga Gjakova e deri ne Peje, tera fshatrat e kesaj krahine te Dukagjinit, te Drenices dhe te aneve te tjera te Kosoves, kane patur strukturen e organizuar te UÇK-se. Cdo fshat e ka patur komanden dhe ushtaret e vete. Cdo njeri madhor ka qene ushtar.
Natyrisht se pjesëmarrja e tille ne luftën e UÇK-se nuk eshte e vazhdimesise se panderprere. Kjo, per fajin e lufterareve, por per shkak te ofenzivave vrastare dhe dhunes gjenocidiane te bere ndaj popullit tone.
Dua gjithashtu te them se ne luften e UÇK-se marrin pjese edhe shume struktura te ndërtuara nga UÇK-ja.
Ketu behet fjale për vullnetaret e UÇK-se, sikurse edhe shume struktura te UÇK-se, te cilat kane bere te mundur funksionimin e rregullte te luftes.
A mund te behet lufta clirimtare pa strukture te vecante ne logjistike, ne fushen e medicines a ne fushen e sigurimit te strehimit dhe te ushqimit?
A mund te mendohet nje ushtri clirimtare pa mjete financiare dhe pa struktura te medha brenda ne lufte dhe jashte saj?
Ku jetojne keta kritikues analfabetike ndaj luftes se drejte!
Mos ndoshta lufta do te behej me mollat e shoqerise civile a ne ndonje partie politike pacifiste te kohes, qe ne fakt ishin kunder UÇK-se.
Ne luften e UÇK-se nuk jane vetem ushtaret si pjesemarres i UÇK-se.
Ne UÇK jane edhe furnizuesit me ushqim dhe me arme. Ne te marrin pjese edhe radhet e UÇK-se neper fshatra. Komandat e tyre dhe rojet e bera kudo ku ishte territori nen kontrollin e UÇK-se.
Aty jane veprimtaret per bartjen e armeve. Ndoshta iu kujtohet lexueseve organizimin qe beri UÇK-ja ne organizimin e fshatrave nga 20 e 30 veta qe me jave e muaj udhetonin nga pjeset e ndryshme te Kosoves per te sjellur arme nga Shqiperia.
Jane keta luftetare te UÇK-se?
Nese ndokush thote jo eshte arrogance dhe urrejtje.
Turp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat