Krasniqi: UÇK-ja s’kishte më shumë se 13 mijë ushtarë

Aktuale

Krasniqi: UÇK-ja s’kishte më shumë se 13 mijë ushtarë

Më: 23 gusht 2018 Në ora: 19:58
Jakup Krasniqi

Shkarkim ose të paktën dorëheqje morale ka kërkuar ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, për kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi, dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku.

Krasniqi e quan skandal të madh fryrjen e listave të veteranëve të UÇK-së dhe pengimin e hetimeve për këtë rast.

Sipas tij, Rasti Blakaj ka nxjerrë në pah ndërhyrjet politike që bëhen në Prokurorinë e shtetit.

Krasniqi thotë per ktv se ekziston marrëveshje politike për fryrjen e listës së veteranëve, duke përmendur edhe deklarimin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, thekson se numri i ushtarëve të UÇK-së nuk ishte më i madh se 13 mijë.

Ai nuk pret që sistemi i drejtësisë do t’i largojë veteranët e rremë nga lista, por për këtë kërkon që të ketë një marrëveshje politike mes liderëve.

Në mesin e të akuzuarve për fryrjen e listave të veteranëve të UÇK-së është edhe Shukri Buja, anëtar i Nismës Socialdemokrate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat