Ish-anëtari i kryesisë së LDK-së, tregon për projektin e ndarjes së Kosovës, nga Qosiqi dhe përgjigjen e prerë e Rugovës

Aktuale

Ish-anëtari i kryesisë së LDK-së, tregon për projektin e ndarjes së Kosovës, nga Qosiqi dhe përgjigjen e prerë e Rugovës

Nga: N.Sh Më: 23 gusht 2018 Në ora: 21:03
Ibrahim Rugova

Ish-anëtari i kryesisë së LDK-së, Ibrahim Berisha ka treguar për vitin 1990 kur filitej për ndarjen e territorit të Kosovës

Berisha thotë se ideja ishte nga vetë presidenti i Serbisë, Dobrica Qosiq, ideja e të cilit u provua praktikisht të realizohet në Kosovë në vitin 1992, shkruan gazeta “Bota sot”.

Berisha tregon se çka ka biseduar me presidentin Ibrahim Rugova pas një takimit të tij me një grup ekspertësh francezë dhe grekë.

“Në tavolinë ishte projekti me plot harta, tabela dhe analiza ku spikateshin territore veçmas të Kosovës dhe Maqedonisë. Çka thotë, e pyeta. Propozojnë ndarjen e Kosovës dhe të Maqedonisë. Çfarë mendon, e pyeta sërish. Jo, jo, tha prerë. Serbisë ia japin 25 deri 27 për qind të Kosovës, ndërsa Maqedonia, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria, thonë do të marrin nga 25 për qind të territorit. Serbia po luan. Serbia don të shpartallojë idenë e pavarësisë. Duan të marrin pjesët më të pasura të Kosovës”, shkruan Berisha në facebook.

Ja postimi i tij:

Kronikë mbi ndarjen e Kosovës:1992

Në fillim të viteve 1990 nisi të flitej për ndarjen e territorit të Kosovës në dy pjesë, një pjesë të mirrej nga Serbia dhe pjesa tjetër të bashkohej me Shqipërinë.

Kjo ide, e lansuar edhe tek diplomatët dhe administratat ndërkombëtare edhe nga vetë Presidenti i Serbisë Dobrica Qosiq, u provua praktikisht të realizohet në Kosovë në vitin 1992 nga një grup ekspertësh francezë dhe grekë, përfshirë edhe këshilltarë nga zyra e kryeminsitrit grek, Micotakis. Pasi Kryetari Rugova përfundoi një takim me këtë grup, hyra në zyrën e tij. Atë kohë isha anëtar i Kryesisë së LDK dhe udhëheqës i Qendrës për Informim të Kosovës. Pashë në tavolinën e tij një libërth të pazakonshëm. E shikova, ndërkaq ai ende pa e pyetur, më tha se është një projekt për Kosovën. Ç’është e vërteta, aso kohe kishte disa projekte institutesh dhe grupesh ndërkombëtare. Njëri prej tyre propozonte që Kosova t’i paguante taksë Serbisë 99 vjet. Llojlloj ideshë vinin dhe shkonin, ngjashëm sikur shfaqen sot në lidhje Marrëveshjen Finale me Serbinë, dhe natyrisht, sikur në të gjitha negociatat ndërkombëtare për Kosovën, që nga vitet 1990. Shihe, më tha. Në tavolinë ishte projekti me plot harta, tabela dhe analiza ku spikateshin territore veçmas të Kosovës dhe Maqedonisë. Çka thotë, e pyeta. Propozojnë ndarjen e Kosovës dhe të Maqedonisë. Çfarë mendon, e pyeta sërish. Jo, jo, tha prerë. Serbisë ia japin 25 deri 27 për qind të Kosovës, ndërsa Maqedonia, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria, thonë do të marrin nga 25 për qind të territorit. Serbia po luan. Serbia don të shpartallojë idenë e pavarësisë. Duan të marrin pjesët më të pasura të Kosovës. Po filloi ndërrimi i kufijve të Maqedonisë, edhe Greqia do të kërkojë ndryshimin e kufijve me Shqipërinë në Jug.. Në një nga hartat dukej qartë krijimi i tre trekëndshave, pyka, që hynin nga Mali i Zi dhe zbrisnin nëpër Kosovë, duke përfshirë brenda, Manastirin e Deçanit, Patriarkanën e Pejës dhe Manstirin e Deviçit. Një pjesë e këtyre territoreve të hijezuara për marrje nga Serbia, tash janë në një formë ex-territore (kishtare). Veriu po kështu hiqej dhe harta e krehjes së Kosovës vazhdonte edhe tek pjesët e Artanës...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat