3 opsionet e Ibrahim Rugovës për kufijtë e Kosovës, ja kur do të kërkonte bashkim me Shqipërinë

Aktuale

3 opsionet e Ibrahim Rugovës për kufijtë e Kosovës, ja kur do të kërkonte bashkim me Shqipërinë

Nga: P.R Më: 23 gusht 2018 Në ora: 21:27
Ibrahim Rugova

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka cituar një deklaratë, që siç thotë ai është bërë nga presidenti historik, Ibrahim Rugova, në të cilën ai i kishte thënë PO këmbimit të territoreve, e JO ndarjes së Kosovës.

Kjo deklaratë u mohua ashpër nga ish bashkëpunëtorët e afërt të peridentit Rugova.

Por, për kufijtë, Rugova kishte shkruar edhe në librin e tij, Çështja e Kosovës, shkruan “Bota sot”.

"Me përfaqësuesit shqiptarë të ish-Jugosllavisë, ne formuluam tre opcione që i transmetuam Europës. Mundësia e parë: Kosova e pavarur, garanci për shqiptarët e Maqedonisë dhe njohja e statusit të kombit për ta, dhe autonomia e vetëqeverisjes për shqiptarët e Malit të Zi dhe Serbisë jugore (Luginës së Preshevës). Ky opsion mbështetet në parimin e respektimit dhe mosndryshimit të kufijve të ish-Jugosllavisë. Nëse do të kishte ndryshime të kufijve të brendshem republikan, atëherë do të kërkojmë një Republikë që do të bashkonte të gjithë shqiptarët e ish-Jugosllavisë. Kjo është alternativa e dytë. Mundësia e tretë: nëse do të ketë një ndryshim në kufijtë të pranuar ndërkombëtarisht, ne do kërkojmë bashkim me Shqipërinë”, shkruan Rugova në librin “Çështja e Kosovës”, faqe 183, shkruan “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat