Ku po na çojnë fajdexhinjtë e veteranëve?

Aktuale

Ku po na çojnë fajdexhinjtë e veteranëve?

Nga: N.Sh Më: 23 gusht 2018 Në ora: 22:08
UÇK

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami thotë se lehtë është me ja kthye fjalën Sylejman Selimit pasi është në burg.

Ai thotë se nuk jemi të sinqertë dhe kjo është e turpshme e pandërgjegjshme që po mbrohet jo e vërteta.

Islami thotë se asnjëherë nuk kanë qenë kaq shumë veteranë, andaj listat janë të fyera dhe më së shumti kanë ndodhur në Dukagji, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, fajdexhinjtë po dëshirojnë të bëjmë luftë me të pavërtetën.

“Sylejman Selimi është në burg, lehtë me ja kthye fjalën ish Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ,tash kur nuk jemi më në frontin e luftës, lehtë është me fol, pse more nuk jemi të sinqertë, është e turpshme dhe e pandërgjegjshme të mbrohet jo e vërteta, asnjëherë dhe kurrë nuk mund të jenë gjithë ata veteran, listat janë të fryra e më të mëdha janë në Dukagjin!! Turpi i botës i qoftë gjithë atyre që po gënjejnë e po fyejnë pa fije njerëzie. Nuk e di ku po donë me na qua këta fajdegji të veteranëve duke dashur që të bëjmë luftë me të pavërtetën, rroftë e vërteta!!!”, shkruan Gazmend Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat