Abazi e bën për “pesë pare” Haradinajn, ja çfarë tregojnë akuzat ndaj Albinit

Aktuale

Abazi e bën për “pesë pare” Haradinajn, ja çfarë tregojnë akuzat ndaj Albinit

Nga: P.R Më: 24 gusht 2018 Në ora: 07:57
Analisti politik, Haki Abazi

Analisti politik, Haki Abazi, përmes një postim në facebook, ka komentuar akuzat e Ramush Haradinajt ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, të cilin kryeministri e quajti hajn e mashtrues ordiner.

“Akuzat e tuaja kundër Abinit tregojnë pikërisht se çka i ka ndodhur drejtësisë kur asaj i prijnë njerëzit politikë të padijshëm. Edhe sikur të jenë të dijshëm politikanët në shtyllën ekzekutivit e kanë të ndaluar rreptësishtë të flasin për drejtësinë dhe proceset gjyqësore”, shkruan Abazi, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

Ramush,

Shteti nuk është i exellences tënd, as i Kadri Veselit e ti nuk je ai që bën gjyqin për njerëz. Akuzat e tuaja kundër Abinit tregojnë pikërisht se çka i ka ndodhur drejtësisë kur asaj i prijnë njerëzit politikë të padijshëm. Edhe sikur të jenë të dijshëm politikanët në shtyllën ekzekutivit e kanë të ndaluar rreptësishtë të flasin për drejtësinë dhe proceset gjyqësore.

Ramush bashkë me ata që kanë dalë me bisht nën këmbë nga VV është dashtë me i bë punët e juaja, me siguru liberalizim të vizave që e keni premtu, mos me ju dhënë 53 milionë falas, mos me nenshkru kontrata që e fundosin Kosovën, mos me pranu demarkacion pa korrektim, edhe ai për të cilin po flet ti është dashtë me dalë me fshi bërllokun e Prishtinës së pari, me i ndalë ndërtimin e kriminalizuar, edhe me i dorëzua mandatet e vjedhura me te cilat ti po rri në pushtet bashkë me Kadri Veselin dhe Thaçin përndryshe në Kosovë do të flitej ndryshe dhe jam i bindur që ka me u fol ndryshe shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat