Ibrahim Kelmendi ka disa fjalë për numrin e ushtarëve të UÇK-së, kapet keq me Kudusi Lamën

Aktuale

Ibrahim Kelmendi ka disa fjalë për numrin e ushtarëve të UÇK-së, kapet keq me Kudusi Lamën

Nga: P.R Më: 24 gusht 2018 Në ora: 09:21
Kudusi Lame dhe Ibrahim Kelmendi

Ish- anëtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka shkruar lidhur me numrin e ushtarëve të UÇK-së.

Ai është kapur keq me Kudusi Lamen, i cili gjatë ditës së djeshme deklaroi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte 60 mijë ushtarë.

Kelmendi, Lamen e quan mercenar e mashtrës.

“Tashmë na qenkësh paraqit edhe mercenari Kudusi Lame, i cili paraqitet sa herë që padronët e tij përballen me detin e akuzave shpërdoruese e kriminale. Edhe ky, si të tjerët, nuk bëhet i sinqertë për të thënë se nuk e di, por dezinformon shifron prej 60 mijë veteranëve. Bile, krekoset se këtë shifër e paskësh publikuar në librin e tij qysh në vitin 2005 dhe se vazhdon të këmbëngul të kenë qenë rrumbullak 60 mijë, asnjë më pak as më shumë! Për të simuluar të sinqertin, vazhdon me dezinformim, gjoja konkretizues, se vetëm “fronti i Kosharës kishte mbi 2000 luftëtarë, fronti i Pashtrikut kishte mbi 2400 luftëtarë, ndërsa zona e Dukagjinit kishte 8000 luftëtarë.” Vet këto shifra janë dëshmi e dezinformimit nga ky pseudoveteran mashtrues e profiter lufte, i cili nuk ka asnjë provë të ketë dhuruar qoftë vetëm një armë të tij ose 100 lekë!”, shkruan Kelmendi, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

RULET ME SHIFRA TË (PSEUDO)VETERANËVE!!!

Tashmë mediat, të orkestruara në fushatë denigruese ndaj UÇK-së, marrin në pyetje komandant pas komandanti, për numrin e pjesëtarëve të UÇK-së. Dhe, për turpin e tyre, secili thotë shifër kuturu, në mungesë të sinqeritetit për të pranuar se nuk e di ai dhe askush shifron e saktë. 

Tashmë na qenkësh paraqit edhe mercenari Kudusi Lame, i cili paraqitet sa herë që padronët e tij përballen me detin e akuzave shpërdoruese e kriminale. Edhe ky, si të tjerët, nuk bëhet i sinqertë për të thënë se nuk e di, por dezinformon shifron prej 60 mijë veteranëve. Bile, krekoset se këtë shifër e paskësh publikuar në librin e tij qysh në vitin 2005 dhe se vazhdon të këmbëngul të kenë qenë rrumbullak 60 mijë, asnjë më pak as më shumë! Për të simuluar të sinqertin, vazhdon me dezinformim, gjoja konkretizues, se vetëm “fronti i Kosharës kishte mbi 2000 luftëtarë, fronti i Pashtrikut kishte mbi 2400 luftëtarë, ndërsa zona e Dukagjinit kishte 8000 luftëtarë.” Vet këto shifra janë dëshmi e dezinformimit nga ky pseudoveteran mashtrues e profiter lufte, i cili nuk ka asnjë provë të ketë dhuruar qoftë vetëm një armë të tij ose 100 lekë!

E mbaj mend këtë mashtrues, në fund të marsit 1998, duke zbrit nga në Bajramcurr, për t’i ofruar policisë gatishmërinë e ushtrisë, që t’i mbajnë në rrethim rreth 1400 trima, që kishin rrugëtuar ilegalisht nga Kosova deri në Tropojë, për të marrë armë dhe për t’u kthye sërish në Kosovë. Kuislingu Fatos Nano, atëherë kryeministër, dhe marioneta Sokol Bare, atëherë Drejtor i Policisë së Shqipërisë, kishin urdhëruar policinë në Bajramcurr që t’i mbanin të rrethuar ata 1400 trima, të mos lejonin as që të ushqeheshin, vetëm që t’i detyronin të regjistroheshin si refugjatë. Por, meqë policia në Bajramcurr po lëkundej, nga turpi se ishin bërë dy ditë që ata trima nuk kishin ngrënë gjë prej gjëje, ky farë gjenerali po ofronte ndihmë eedhe ushtarake për t’i mund ata të pa armatosur...

Mund që edhe Fatos Nano dhe Sokol Bare të jenë shpërblyer me status veterani nga komplotistët e UÇK-së, për shërbimin që ua kanë bërë atyre, që përmasat e sabotimit dhe komplotit të ishin sa më goditëse?

Ushtarakët e devotshëm të Shqipërisë Londineze, që u angazhuan sinqerisht, trimërisht dhe fisnikërisht në UÇK, kanë pas ofruar fillimisht listë konkrete me 147 pjesëtarë të shtetasve shqiptarë, që ishin angazhuar në UÇK. Por, oficeri i Sigurimit të Shqipërisë, Z. Sokol Poga, kryetar i Shoqatës (fantazmë) të veteranëve të UÇK-së në Shqipëri, ka pas ofruar shifrën prej 473 shtetasve të Shqipërisë, që kanë bërë kërkesë në vitin 2013, për t’ju njohur statusi i veteranit të UÇK-së. [gazeta: http://ëëë.panorama.com.al/lufta-e-uck-se-shqiptaret-kerko…/ ] 

Nëse në ndërkohë u qenkësh dhuruar edhe mbi 2500 shtetasve të Shqipërisë statusi i veteranit, atëherë vërtet kemi të bëjmë me një shpërdorim të organizuar “industrial”, sepse u duhen për tifozëri e propagando komplotistëve Xhavit Haliti, Azem Syla e Hashim Thaçi! Lirisht po hamendësoj, nëse vërtet janë 3000 veteranë, siç po publikohet kjo shifër, atëherë rreth 2500 janë profiterë të luftës; ata nuk do të jenë në gjendje të dëshmojnë se kanë dhuruar qoftë vetëm një armë, që kanë dhënë qoftë vetëm 100 lekë ndihmë, ose që të kenë strehuar qoftë vetëm në ushtar të UÇK-së, kur ishte për t’u mjekuar ose për të marrë armë e municion në Shqipëri...

Kot shkarkohet përgjegjësia te institucionet e hetuesisë që të verifikojnë rreth 60 mijë (pseudo)veteranë. Propozova, si zgjidhje më pragmatike: Kuvendi i Republikës së Kosovës të rishqyrton dy ligjet përkatëse, për ta ridefinuar këtë çështje, që tashmë i ka kapërcye përmasat e skandalit. Kështu Kuvendi do të ketë rastin të korrigjojë edhe absurde të këtij niveli, që i përmbajnë këtp ligje. Kësaj radhe po evidentoj vetëm një absurd.

Nëni 16 A i ligjit Nr. 05/L -141 [publikuar në gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës / nr. 11 / 14 prill 2017:

“1.Kategorizimi i Veteranit luftëtar të UÇK-së, si përfitues i pensionit dhe beneficioneve të tjera, përcaktohet në përputhje me kohën e mobilizimit dhe shërbimit në UÇK, si në vijim: 

1.1. Kategoria e parë, Veterani luftëtar i UÇK-së, i angazhuar nga viti 1991 deri më 5 mars 1998 dhe ka qenë aktiv deri në ditën e përfundimit të luftës.”

Merre me mend, UÇK-ja është formuar më 27 korrik 1993, ndërsa këtu broçkulliset “Veterani luftëtar i UÇK-së, i angazhuar nga viti 1991”!

Mos ndoshta e kanë hartuar këtë ligj çetnikët e “listës serbe”, për ta komprometuar Kuvendin e Kosovës, si të përbërë nga një kope hajvanësh injorantë e keqbërës?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat