Burri i Albulena Haxhiut thotë se edhe Fisnik Ismaili është hajn

Aktuale

Burri i Albulena Haxhiut thotë se edhe Fisnik Ismaili është hajn

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 10:22
Certifikata e veteranit, të cilën e grisi Fisnik Ismaili

Në debatin për listat e fryra të veteranëve është përfshirë edhe deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili, i cili dje ka deklaruar se e ka shqyer certifikatën e veteranit. Por, pas këtij veprimi të Ismailit ka reaguar burri i deputetes së VV-së, Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi. Krasniqi përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur hajn Fisnik Ismajlin, duke e akuzuar se e ka vjedhur mandatin e deputetit.

Dikur ishin në një parti, por tani nëpër statuse po e ofendojnë rëndë njëri-tjetrin. Burri i deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, e ka quajtur hajn deputetin e PSD-së, Fisnik Ismailin. E gjithë kjo erdhi, pasi që dje Ismajli e kishte shqyer certifikatën e veteranit.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se Ismaili e ka vjedhur mandatin e deputetit, derisa i ka bërë thirrje që ta dorëzojë mandatin.

“Fismajli lej foret! Askush nuk të ka akuzu që e ke vjedh statusin e veteranit por që e ke vjedhë mandatin e deputetit. Andaj, mbaje çertifikaten e dorëzoje mandatin”, ka shkruar Krasniqi.

Por, i rëndë ka qenë edhe komenti i Ismajlit në këtë postim.

Ai i ka kujtuar Krasniqit se ka qenë kandidat për deputet, por që sipas tij nuk e deshi askush. Madje, as komuna prej nga vjen.

“Vetë ke qenë kandidat për deputet në çdo zgjedhje, por s’të deshti kurrkush. Me pas qenë ti i hajrit, tybe n’ma kish jepë mue mandatin kush. Prandej, paloe qaty, merru me hallin tand, se qysh me e ba veten ma të kojshëm, për me të votue dikush, se je i tharbtë, breh, fort. Tuj u marrë me mue, harro që po fiton elektorat”, ka qenë komenti i Ismajlit në statusin e Krasniqit.

Por, që Krasniqi ka ironizuar me Ismajlin duke i thënë që nuk paske kontakte me krahun Ymeri-Molliqaj, pasi që ai asnjëherë nuk ka qenë kandidat. Gjersa, i ka bërë thirrje që ta dorëzojë mandatin, në mënyrë që ta marrin njerëzit më seriozisht.

“Spaske kontakte me krahun Ymeri Molliqaj se te kishin tregue qe kurre kandidat skam qene…hehehe loqka njehere. E ti nese je aq parimor e kundra hajnise e tradhetise, ma mire vone se kurre kape dorezoje neser mandatin me sabah. Qatehere te marrin njerezia pak me seriozisht e ndoshta edhe ta falin.  Perndryshe kot tan diten shqyej çertifikata paradite e pasdite shko nxjerri te reja te zyra ne qeveri.Tash ec bjer flej se ku me dijt neser ne mengjes ne cilin shtrat politik ju shpalohet bytha”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërsa, Ismajli i ka kujtuar Krasniqit se në vitin 2013 kishte kandiduar për kryetar të Malishevës, dhe se kur e ka parë që nuk ka marrë vota as në komunën e tij është frikësuar të kandidojë në tërë Kosovën.

Ismajli ka vazhduar duke e quajtur burrin e deputetes Haxhiu, “egërsirë me letra”, dhe duke thënë se si të tillë e njeh tërë Malisheva.

“Ti je egërsinë me letra, edhe krejt Malisheva ju njeh për të tillë. Rri qaty n’biruc edhe shkruj statusa tuj premtue pluma n’ballë, nëse guxon qitash, se ktynehere kur i shkojke mirë Lëvizjes me neve aty, pate çue krye koxha si fort. Edhe shtinja vetes në atë kokë të zbrazët që e ke se unë, shoq, mandatin nuk kam me e kthye kurrë, mbas krejt atyne fjalëve që mi keni thanë, në veçanti prej vëllazërve tu, e qebesa edhe bashkëshortes.

E kur të më kryhet mandati, unë si zöjë ma s’kandidohna, amo si qytetar i lirë nuk kam me ju kursye në asnjë moment, për sa të jam gjallë. M’keni shumë borxh, oh sa keni me e la me kamatë. Qatherë nime ki me dashtë me m’jepë plumb në ballë, por e di që s’ki bothë për atë punë. Sa me gëzim po e pres të ardhmen, idenë s’e ki”, ka përfunduar komenti i Ismajlit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat