Kjo është anëtarja më e re e Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

Kjo është anëtarja më e re e Lëvizjes Vetëvendosje

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 12:23
Lideri I VV-së, Albin Kurti

Lideri I VV-së, Albin Kurti përmes rrjetit social facebook ka njoftuar se sot ne Lëvizjen Vetvendosje është anëtarësuar Vlera Gjakova.

Vlera Gjakova vjen nga Shkupi kur edhe ka përfunduar studimet universitare.

Kurti ka theksuar se anëtarësimet si ky I fundit e shton energjinë dhe dijen për fitoret e raja

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Vlera Gjakova sot na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ajo vjen nga Shkupi ku shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në gjuhën shqipe, turke e maqedone dhe më pas atje i ka përfunduar edhe studimet universitare për gazetari e ekonomi. Tash në Selanik të Greqisë po studion për filozofi në universitetin shtetëror "Aristotelis". Si aktiviste e të drejtave të njeriut dhe atyre civile, si feministe dhe publiciste, anëtarësimi i Vlera Gjakovës në Lëvizjen tonë na e shton energjinë dhe dijen për punët e aktivitetet që na presin drejt fitoreve të reja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat