Lajmërohet edhe një ish-ushtar i UÇK-së: Të gjithë e dimë sa është numri i vërtetë i veteranëve

Aktuale

Lajmërohet edhe një ish-ushtar i UÇK-së: Të gjithë e dimë sa është numri i vërtetë i veteranëve

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 12:48
UÇK

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Luftës, Nehat Mustafa në një shkrim të bërë në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar për veteranët e rrejshëm.

Mustafa ka shkruar se të gjithë që ishin pjesëmarrës në luftë e dinë sa sa ishte numri i vërtetë i pjesëtarëve të UÇK-së, ai ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me heshtjen e veteranëve të vërtetë për manipulimet që po bëhen me listat.

Mustafa në shkrimin e tij ka reaguar edhe ndaj ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj, ku ky i fundit ka kërkuar që të përmbyllet debati për veteranët, ndërsa sipas Mustafës një gjë e tillë është e gabuar dhe duhet të zbardhet rasti i veteranëve se kush ka bërë manipulime.

Në fund, Mustafa ka thënë se nëse Komisioni Qeveritar dëshiron ta shfajësoj veten, atëherë duhet të publikohen aplikacionet e veteranëve të rrejshëm dhe aty kuptohet se kush ka nënshkruar një mashtrim të tillë.

Postimi i plotë i Nehat Mustafës:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat