Dreka e Pacollit me para të shtetit në hotelin e tij nuk mund të hetohet

Aktuale

Dreka e Pacollit me para të shtetit në hotelin e tij nuk mund të hetohet

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 13:02
Behxhet Pacolli

Agjencioni antikorrupsion e ka të pamundur ti hetoj pagesat që Behgjet Pacolli i kishte bërë në hotelin ku vet është pronarë.

KALLXO.com raportoj se në vitin 2011-të zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli kishte paguar një drekë nga buxheti shtetëror në hotelin ku ai është aksionar “Swiss Diamond”.

Bëhet fjalë për faturën e datës 26 korrik të vitit 2012, në të cilën Pacolli drekoi me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Kjo faturë e drekës kishte arritur vlerën prej 662 eurove e 30 centësh.

Por, sipas Agjencionit Kundër Korrupsion ky rast nuk mund të procedohet si konflikt i interesit si pasojë e periudhës kohore.

Afrim Atashi nga Agjencioni Antikorrupsion thotë se e kanë të pamundur të fillojnë procedurën për konflikt të interesit për arsye se kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga koha kur ka ndodhur rasti.

Gjithashtu sipas tij, gjatë kohës kur ka ndodhur ky rast, Konflikti i Interesit nuk ka qenë vepër penale në Kodin Penal, prandaj edhe nuk mund të trajtohet si e tillë.

“Inicimi i procedurës për konflikt të interesit në Agjenci nuk mund të fillojë në qoftë se kanë kaluar dy (2) vite nga data e kryerjes së veprimit, përveç kur parashihet ndryshe me ligj. Nga kjo rrjedh se afati kur dyshohet se është kryer kjo vepër ka kaluar me shumë se 6 vjet, andaj në këto rrethana ne si AKK nuk kemi mandatë qe ta iniciojmë procedurën për trajtim te rastit për Konflikt te Interesit, njëheritë ju njoftojmë se në ketë periudhë Konfliktit i Interesit si vepër nuk ka qenë e kategorizuar si vepër penale në Kodin Penal.”, ka thënë Atashi.

Vet Behgjet Pacolli nuk ka dashur të komentoj në pyetjet nëse pagesat me para të shtetit për  faturat në hotelin e tij  i sheh si konflikt interesi.

“Ju e keni thënë atë që keni dashtë”, u përgjigj Pacolli.

Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, e mbante pozitën e njëjtë edhe në 2012. Këto të dhëna janë në faturat që BIRN i ka marrë pas 6 vitesh nga Zyra e Kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat