Avokati i Gotovinës kyçet në debatin për shkëmbimin territorial

Aktuale

Avokati i Gotovinës kyçet në debatin për shkëmbimin territorial

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 16:31
Luka Misetic

Avokati amerikan i gjeneralit të famshëm kroat Ante Gotovina bëri një pyetje interesante në rrjetin social Twitter duke folur për idetë për shkëmbimin e Luginës së Preshevës për veriun e Kosovës.

Luka Misetic, një nga avokatët e famshëm të gjeneralit kroat Ante Gotovina që u bë i famshëm pas procesit dhe lirimit të Gotovinës nga Tribunali i Hagës, sot u përfshi në debatin e nisur nga Presidenti Thaçi për demarkacionin e kufirit me Serbinë.

Kështu Misetic, i cili është amerikan me prejardhje kroate, bëri një pyetje interesante se “nëse Kosova dhe Serbia me të vërtetë e arrijnë një marrëveshje për korrigjim të kufijve që sjell njohjen e Kosovës dhe karrigen në OKB, do të jetë interesant të shihet se cilat shtete do ta kundërshtojnë këtë.”

 Misetic vazhdon se nëse ndonjë shtet i tillë e parandalon “marrëveshjen e paqes, atëherë me fjalët e Colin Pouell, ish Sekretarit Amerikan të Shtetit, këto shtete do të bëhen ‘pronare’ të problemit përgjithmonë”.

Përndryshe Gotovina sipas lajmeve të mëhershme, ishte edhe shefi i ekipit që arriti fitore në arbitrazh në rastin e padisë së kompanisë Axos kundër Qeverisë së Kosovës në çështjen e privatizimit të dështuar të PTK.

 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat