Pranvera arabe, nisma e Albinit dhe qeveria e Haradinajt!

Aktuale

Pranvera arabe, nisma e Albinit dhe qeveria e Haradinajt!

Nga: N.Sh Më: 24 gusht 2018 Në ora: 16:34
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Njohësi i çështjeve politike, Bleron Baraliu, ka folur për sulmin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ngaj kreut të Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Duke folur për këtë rast, Baraliu ka përmendur edhe një nismë të Albin Kurtit, por që dyshon në këtë.

Sipas tij, Albin Kurtit nuk i kanë mbetur njerëz për me ecë përpara, andaj edhe nuk beson në kauzën e tij.

Për më shumë, më posht lexojeni të plotë shkrimin e Baraliut:

Rreth Albinit dhe 'sulmit' nga Ramushi (si dhe pergjigje ftesave qe po me behen per pjesemarrje aktive ne 'ndryshimin permes konceptit Albin')

Keto pak dite sa jam ne Kosove, kam verejte nje nisme aktive te qytetarise se 'pavarur' me sjell Albinin ne krye te (pu)shtetit.

1. Ne rrethanat qe jemi, Ramushi nuk ka pas se si me i dhane ma shume shtytje para kesaj ideje. Per korrektesi, duhet ceke se nje pjese e 'shprazjes' se Ramushit ishte faktike, pra qe Albini e ka refuzu i pari dhe me se shumti shtetin. Por krejt kjo prapeseprape behet pjese rritese e te njejtit sherbim ndaj kauzes Albin kur ai ia fut kot dhe thote se Albini eshte hajn.

2. Sa i perket nismes dhe Albinit, kam pershtypjen se eshte me shume nje ndermarrje zori: ta provojme Albinin se veq ky nuk eshte i poshter si keta tjeret. Une vet nuk besoj ne reagime te tilla. Per mua alpha mundet me qene rrezimi i se keqes, por omega duhet me qene rezultat-orientuse, pra nuk mundem me perkrahe nje ide qe sjell ndryshim apriori pa koncept se cka do te ndodh me pas. Une besoj ne strategji dhe plane, dhe kam fort dyshim se keto mund te realizohen me Albinin, sepse kam fort dyshim qe, pas pesimeve te shumefishta, Albini e ka qetesine mendore dhe shpirterore me udheheq nje koalicion te gjere anti pushtet dhe me bashkpunu ne nje sistem te ri. Perndryshe, krejt e dijme qe Albinit si kane mbete njerez me te cilet mundet me ec perpara - pra ska si mundet me e shty kauzen pa e zgjeru kooperimin.

3. E di qe ekziston nje nivel i tmerrshem i statusquos politike, por nuk besoj se shfryrja e balones me nje ndryshim apriori eshte zgjidhje. Ne fakt mendoj kjo eshte vrasje per alternativen demokratike. Veq imagjinoni cfare do te ndodhte pas deshtimit edhe te Albinit?! - fundi i krejt shpresave. Zaten, mos te harrojme, VLAN ka pasur te njejten filozofi me Ramushin ne balle, dhe tash kemi evidence se cfare ka mund te sjelle Ramushi. Kam fort frike se Albini qendron ne diametrale te njejte, por ne kete rast per shkak te mosdijes se tij te larte ne lidhje me menaxhimin e nje organizate apo shtetit, si dhe sidomos per shkak te paranojes se larte qe ka Albini, e qe ia ben te veshtire bashkpunimin. Veq imagjinoni qe ne rastin Demaqi-president, Albini ka besuar se une perfaqesoja nje nisme te SHIKut, dhe ende mban kete bindje te frikshme, anipse Demaqi si koncept sfidues ndaj aferes Thaci-Pacolli-Dell ka lindur nga vet biseda ime me Liburnin dhe Visarin ne zyre te VVse! Poashtu, duhet shtuar se nisur nga paranoja dhe vetngushtimi i mundesive, Albini e ka detyruar vehten te lidhet dhe pastaj shkaterrohet me Florin Krasniqin (huqja fillestare), Ilir Deden, Ramushin, Pacollin, Molliqajn, etj etj. Njesoj mendoj do ti vinte fundi edhe aferes me Isen/LDKne (ne fakt besoj qe insistimi LDK-VV me Albinin per KM do te ndante LDK, Isa me Albinin e KujtimShala+ kontra) dhe do te sjellte edhe nje fitore te paimagjinueshme te Hashimit!

Prandaj shkarravitjet e Robelit ne reagim jane njesoj patetike dhe mendjengushta siq kane qene gati cdo here nga ai per fat te keq, siq jane mendjengushta tentimet me 'rrezu' pushtetin permes luftes se klasava, ku ndasite mes 'te bardheve' dhe 'mekatareve' do te rriteshin ne cdo aspekt, dhe Kosova do te vazhdonte shtegun drejt humneres me Hashimin ne balle dhe deshtimin e ndryshimit si katalist i ri.

Atehere, pergjigja ime eshte kjo, qe te jem plotesisht i qarte dhe pa interpretime:

1. Besoj se nje nisme per ndryshim dhe rrezim te politikes makaber eshte edhe me e domosdoshme se ka qene tash sa kohe (disa nga ju jeni ne dijeni te perpjekjeve te mia pa sukses), dhe jam mbeshtetes i fuqishem i kesaj ideje pa aspirata (apo mundesi) te i bashkohem asaj me shume se permes perkrahjes aktive nga jashte (si dhe me ringritje te aktivitetit shqiptaro amerikan). Kjo besoj duhet te koordinohet ne plotni nga qytetaria aktive inteligjente, ne bashkpunim te ngushte me Diasporen aktive, si dhe me plane te qarta per: 1. zhillim te vendit, 2. rehabilitim te qarjeve te thella shoqerore, 3. percaktim te qarte te aspiratave politike dhe nderkombtare (duam nje Shqipni apo nje Kosove te forte, cili eshte caku final, cka synojme me Presheven, Kumanoven, Ohrin, Ulqinin - dhe ne cfare afati kohor).

2. Nuk kam rezerva te patejkalueshme per te bashkpunuar me Albinin (dhe pothuajse askend tjeter qe nuk eshte pjese e garnitures se politikes makaber), por kam bindjen e thelle se anashelltas kjo nuk qendron - Albini eshte i ngurte dhe nuk ka koncepte tolerance, leje per bashkpunim me mua psh, por as me LDK dhe rugovistat, as me ish bashkekauzistat e tij si Visari e Iliri etj. Para se te me ftoni ne bashkpunim duke besuar ne kete, konfirmoni me Albinin se eshte i hapur per koalicione tilla (shenim: pa to, mendoj se VV eshte rreth 15-17%, max 20, nese nuk ndryshojne rrethanat dramatikisht).

3. Mendoj se para se te mendohet per pushtetin, duhet krijuar nje organizim si tryeze diverse e qytetarise aktive, qe merret me temat urgjente qe kemi perpara, perderisa fillon te diskutoj per zgjidhje dhe zhvillim afatgjate.

Pra, te dashur miq, kam bindjen se revolucionet alla franceze do ta shkaterronin cka ka mbetur nga shpresat dhe vlerat e ketij vendi, dhe ne vend se te merzitemi si ta rrezojme kete katrahure politike apriori, duhet te mendojme me kujdes se si do dukemi me pas, dhe si do te veprojme per te ribashkuar popullsine e perqare ne disa diametrale.

Apo po kerkoni pranvera arabe?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat