Paralajmëron Agim Bahtiri për ndryshimin e kufijve: Mitrovicasit do të reagojnë në mënyrë radikale duke marrë rrugën për Prishtinë

Aktuale

Paralajmëron Agim Bahtiri për ndryshimin e kufijve: Mitrovicasit do të reagojnë në mënyrë radikale duke marrë rrugën për Prishtinë

Nga: A.M. Më: 24 gusht 2018 Në ora: 19:48
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas deklaratës së këshilltarit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nëse nuk pengohet nga Qeveria nisma për ndryshimin e kufijve do t`i mbështet protestat dhe se  “mitrovicasit nuk do të rijnë duarkryq duke shikuar si spektatorë se si po i ndahet trualli, por do të reagojnë në mënyrë radikale duke marrë rrugën për Prishtinë dhe me metoda tjera”.

Postimi i plotë:

Me shqetësim e lexova lajmin se këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka deklaruar që nëse Kosova dhe Serbia pajtohen për korrigjime territoriale, atëherë ShBA nuk e pengon këtë proces.

Pas mbajtjes së një tryeze të organizuar dje nga unë në Mitrovicë, VV, LDK, AAK dhe AKR kanë arritur të pajtohen për pesë konkluzione në lidhje për dialogun me Serbinë, ku pika e parë thotë se në dialogun e Brukselit nuk mund të ketë negociata për ndryshim kufijsh e as shkëmbime territoriale.

Nëse nuk pengohen nga Qeveria nismat për ndryshim kufijsh, atëherë Kosova në muajt e ardhshëm rrezikon të hyj në rrugë pa krye, nga e cila mund ta pësoj edhe Qeveria prej protestave të fuqishme të paralajmëruara, të cilat do t'i mbështes edhe unë fuqishëm.

I bëj apel Kuvendit të Kosovës që të mbajë mbledhje urgjente dhe të merr vendim për ndalimin e negociatave në Bruksel për çështjen e shkëmbimeve territoriale.

Nëse hapet në Bruksel çështja e ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimeve territoriale, mitrovicasit nuk do të rrijnë duarkryq duke shikuar si spektatorë se si po i ndahet trualli, por do të reagojnë në mënyrë radikale duke marrë rrugën për Prishtinë dhe me metoda tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat