State Department: S'kemi çfarë t’ju shtojmë deklaratave të Bolton

Aktuale

State Department: S'kemi çfarë t’ju shtojmë deklaratave të Bolton

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 00:29
John Bolton

Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka komentuar qëndrimin e John Bolton Këshilltar për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Siç transmeton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe, në State Department u është thënë se nuk kanë çfarë t’u shtojnë deklaratave të Bolton.

Ndryshe analisti dhe profesori Daniel Serwer ka thënë se SHBA është e gatshme të pranojë shkëmbimin e territoreve nëse palët pajtohen.

“Është me rëndësi të merret parasysh se dy palët vështirë e kanë të pajtohen. S'mund të ketë vetëm ndarje të Kosovës. Nëse Serbia e do veriun e Kosovës atëherë Prishtina e kërkon Luginën e Preshevës e këtë vështirë se do ta pranojë Serbia" ka thënë ai.

Serwer ka thënë se Gjermania nuk do të pranojë ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Kur amerikanët edhe europianët kanë dallime për Ballkanin atëher kjo është diçka e keqe sipas Serwerit.

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka thënë të premten në Kiev se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se SHBA’ja nuk i përjashton korrigjimet territoriale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat