Zyrtari i Vetëvendosjes: Halil, si bombë me sahat po shpërthejnë vetëm skandalet e Qeverisë Haradinaj

Aktuale

Zyrtari i Vetëvendosjes: Halil, si bombë me sahat po shpërthejnë vetëm skandalet e Qeverisë Haradinaj

Nga: Bota sot Më: 25 gusht 2018 Në ora: 08:46
Halil Matoshi dhe Ramush Haradinaj

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi në një postim të tij në Facebook ka shkruar se intelektualët servilë mbrojnë gjithçka të pushtetit, vetëm për të mbajtur pushtetin dhe për të ruajtuar privilegjet e tyre.

Ai duke iu drejtuar Halil Matoshit, si këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj thotë se ‘si bombë më sahat po shpërthejnë vetëm skandalet e Qeverisë Haradinaj’.

Postimi i plotë:

Çdo regjim i padrejtë e i korruptuar ka edhe "intelektulët" e tij servil, të cilë si apologje arsyetojnë e mbrojnë në çdo mënyrë gjithçka të pushtetit vetëm për ta mbajtur atë e për të ruajtur privilegjet e tyre.

Halili, që moti e ka ndjekur modën në bindje e qëndrime, derisa gjeti dikë të përshtatshëm për ta këshilluar. E si bombë me sahat po shpërthejnë vetëm skandalet e Qeverisë Haradinaj, të vetmet gjëra që ka ofruar që nga fillimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat